Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Reshjet e shiut gjatë natës në Gjirokastër dhe Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike dhe rënie gurësh ... Dhuna shpërthen në ndeshjen Marseille-Levski Sofia, pesë tifozë bullgarë përfundojnë në spital! Klubi kërko... Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person Raporti: Sulmet sabotuese ruse në Evropë janë rritur me 16% “Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial në Kavajë, zbardhen 3 vjedhje në Kavajë dhe Golem Zelensky nuk kursehet ndaj miqësisë Putin-Trump: Është si ta quash Hitlerin mikun tënd Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit pezullojnë autobusët drejt qytetit turistik Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari Osmani: Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat zbresin deri në -5°C, ja zonat ku priten reshje të bardh... Zgjedhjet në Zelandën e Re! Koalicioni qeverisës humbet shumicën për një mandat, rrezikohet rikthimi te vot... Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad...
AKTUALITET

Reshjet e shiut gjatë natës në Gjirokastër dhe Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike dhe rënie gurësh në akset rrugore

Reshjet e shiut të regjistruara gjatë natës kanë sjellë disa problematika të kufizuara në qarqet Gjirokastër dhe Shkodër, por deri në orët e mëngjesit…

P
Piranjat27 November 2026, 10:09 · 2 min lexim
Reshjet e shiut gjatë natës në Gjirokastër dhe Shkodër,

Reshjet e shiut të regjistruara gjatë natës kanë sjellë disa problematika të kufizuara në qarqet Gjirokastër dhe Shkodër, por deri në orët e mëngjesit situata paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme.

Në Qarkun Gjirokastër, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët. Sipas informacionit të OSHEE-së, ndërprerje të energjisë elektrike janë regjistruar në Njësinë Administrative Dropull i Sipërm. Pas ndërhyrjes së ekipeve të OSHEE-së, vetëm disa fshatra vijojnë të jenë pa energji. Nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të tjera.

Ndërkohë, në Qarkun Shkodër reshjet gjatë natës kanë qenë me intensitet mesatar. Sipas Prefekturës, nuk raportohen problematika në pesë bashkitë e qarkut, ndërsa nivelet e ujit vijojnë të jenë nën kuotat e rrezikut.

Problematika janë evidentuar në akset rrugore Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, ku gjatë natës ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në rrugë. Firmat e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë për pastrimin e tyre dhe aktualisht qarkullimi vijon normalisht.

Prefekturat dhe strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë në rast të problematikave të reja.

/vizionplus.tv

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.