EMRAT/ Po transportonin 4 thasë me kanabis në Laç, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 40.3 kilogramë kanabis në qytetin

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 40.3 kilogramë kanabis në qytetin e Laçit, me qëllim shitjen. Në pranga kanë rënë Hermes Mihana, 25 vjeç, banues në Malbardhë të Kurbinit, dhe Hidajet Karaj, 36 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar “Storm”, në rrugën e fshatit Selitë, ku policia ndaloi për kontroll automjetin tip “Mitsubishi”. Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën katër thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 40.3 kilogramë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy të arrestuarit e kishin siguruar drogën në fshatin Mafsheq, në Malësinë e Krujës, dhe po e transportonin drejt Laçit për ta shitur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 40.3 kilogramë kanabis, një peshore manuale, automjeti dhe një celular.
Dy personat akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Deputeti Erald Kapri paraqitet në SPAK

Tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen! Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet

Trafikimi i të miturës në Shkodër, Prokuroria apel mediave: Të mbrohet identiteti dhe dinjiteti i saj

Reshjet e shiut gjatë natës në Gjirokastër dhe Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike dhe rënie gurësh në akset rrugore

EMRI/ U kap me kokainë dhe çokollata psikedelike, dënohet shqiptari: Dua të kthehem në Shqipëri

“Gjurmët” çojnë në pranga hajdutin serial në Kavajë, zbardhen 3 vjedhje në Kavajë dhe Golem

Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari

Osmani: Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat zbresin deri në -5°C, ja zonat ku priten reshje të bardha





