Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në Francë? Si përgjigjet ambasadorja franceze Protestuan kundër qeverisë, policia gjobit 37 qytetarë Deputetja socialiste Sara Mila në SPAK Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi nuk mund të jetë paradhomë e Partisë Socialiste... Blushi përplaset ashpër me Peleshin dhe Ballën te Konferenca e Kryetarëve: Tërhiqni aktet normative, Kuvend... Hetimet për Vlora Hysenin, Beci: SHISH i përfshirë në korrupsion dhe bashkëpunim me bandat kriminale McAllister ngre shqetësimin për Shqipërinë: Qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pusht... Sofra e gurtë mbetet bosh – Rama heq dorë nga ftesat fizike për dialog me studentët Kush është Michael Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë? Kërcënohet nga Irani, Sekretari i Thesarit amerikan largohet nga shtëpia dhe strehohet në një bazë ushtarak... Mos harroni çadrat! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
POLITIKE

A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në Francë? Si përgjigjet ambasadorja franceze

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ka komentuar shkurtimisht çështjen e protestave, gjatë vizitës së saj në Korçë, ku mori pjesë në çeljen e një ekspozite fotografike kushtuar Luftës së Parë Botërore. E pyetur nëse protestat në Francë dhe në Shqipëri kanë ngjashmëri, ambasadorja u shpreh se nuk dëshironte të bënte komente

P
Piranjat11 November 2026, 10:15 · 1 min lexim
A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ka komentuar shkurtimisht çështjen e protestave, gjatë vizitës së saj në Korçë, ku mori pjesë në çeljen e një ekspozite fotografike kushtuar Luftës së Parë Botërore.

E pyetur nëse protestat në Francë dhe në Shqipëri kanë ngjashmëri, ambasadorja u shpreh se nuk dëshironte të bënte komente, por theksoi se dënohet dhuna.

“Nuk dëshiroj të bëj komente. Por, si në Francë ashtu edhe në Shqipëri, ne dënojmë aktet e dhunshme”, deklaroi Suard, raporton gazetarja Lorena Kodra.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja u shpreh e lumtur që ndodhej në Korçë, në prag të ceremonisë së 11 Nëntorit, që përkujton armëpushimin e Luftës së Parë Botërore dhe simbolizon paqen.

Ajo falënderoi Amanda Cicin, Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës dhe historianin Gregor Marshall për kontributin në organizimin e ekspozitës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.