EMRI/ 49-vjeçari u qëllua disa herë me thikë, Policia e Tiranës sqaron ngjarjen

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 49-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Marko Boçari”, ku shtetasi K. C., 49 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar autorin.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Toni Nake., 50 vjeç.
Njoftimi:
Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kujt po i rrezikohet jeta nga përgjimet e Hysenit? Ish-prokurori ngre alarmin: Të merren urgjentisht masa

“Kisha hajdutë në shtëpi, një ka vdekur”/ Publikohet telefonata e pronarit italian pas vrasjes së 36-vjeçarit shqiptar

Gazetarja: Ndërkombëtarët kërkuan ndërhyrjen e SPAK, aksesi i Agasit te SHISH ngriti pikëpyetje

Plagosje me thikë pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë

“Ergys Agasi filmonte video gjatë takimeve në zyrë”/ Gazetarja zbulon kush qëndron pas operacionit ndaj Vlora Hysenit





