Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

“Ergys Agasi filmonte video gjatë takimeve në zyrë”/ Gazetarja zbulon kush qëndron pas operacionit ndaj Vlora Hysenit

P
Piranjat23 September 2026, 21:37 · 4 min lexim
“Ergys Agasi filmonte video gjatë takimeve në zyrë”/

Gazetarja Anduena Llabani, ndau detaje të tjera në lidhje me hetimet e SPAK-ut në dosjen ku është përfshirë edhe drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni. Llabani tha se, sipas informacioneve të saj, ndërkombëtarët kanë kërkuar që SPAK-u të veprojë për këtë çështje.

Sipas gazetares, fakti që Ergys Agasi ka pasur komunikim me drejtuesen e SHISH-it ka ngritur pikëpyetje te ndërkombëtarët. Llabani tha se hetimet nuk duhen parë vetëm në raport me marrëdhënien Agasi-Hyseni, duke përmendur edhe materiale të sekuestruara nga SPAK-u, përfshirë regjistrime video, telefona, mesazhe dhe informacione që, sipas saj, lidhen me shërbimin informativ.

Llabani tha gjithashtu se në një automjet të përdorur nga Agasi janë gjetur materiale dhe informacione të shërbimit, ndërsa shtoi se nuk dihet ende konkretisht se çfarë përmbajnë ato materiale apo nëse janë origjinale.

“Ka dy vjet që ndërkombëtarët kërkojnë që SPAK-u të veprojë. Pse u veprua tani? Besoj se ka ardhur nga presioni ndërkombëtar. Akses i Agasit në shërbimin informativ i ka bërë ndërkombëtarët të ngrenë pikëpyetje të mëdha. S’mund të ndalem vetëm te historia Agasi-Hyseni. Mos harrojmë se në zyrën e Agasit kemi regjistrime video, të cilat Agasi në të shumtën e rasteve i përdorte për shantazh. Dikush që e njeh thonte që ishte bërë paranojak, por materialet sigurisht janë marrë nga SPAK-u, janë zbardhur një pjesë e tyre, një pjesë tjetër ende.

Kemi parë majën e ajsbergut, që janë telefonat dhe SMS-të dhe çfarë shishe vere dhe kaq. Nëse një person në kërkim, siç ishte Agasi, komunikon në mënyrë permanente dhe lëviz me mjete të shërbimit informativ me shefen e shërbimit informativ, do të thotë se këtu ka diçka që nuk shkon. Ndërkohë, ajo në punën e saj njihej si korrekte dhe e egër në punë, ku u kërkonte llogari për çdo gjë punonjësve të saj.

Është e vërtetë se në makinën e Agasit kanë qenë materiale të shërbimit. Në këtë makinë të tij ka pasur materiale dhe informacione të shërbimit. Nuk e di çfarë janë konkretisht, nga çfarë përbëhen, a janë origjinale apo janë marrë nga zyra e shefes. S’ka pasur nevojë ky t’i merrte, se shikonte a do ta takonte Vlora Hyseni apo jo. E ka takuar ose në zyrën e tij, ose në resort. Një ish-ministër i Brendshëm më tha se e kishte nxjerrë nga zyra Vlora Hyseni, pasi pas takimeve që kishte me krerët e institucioneve i është kërkuar informacion më shumë se sa duhet. Ndërkohë, ministri e dinte se ku shkonte ajo pas takimit. Më tha: ‘Isha më i zgjuar, i kisha vënë dy veta mbrapa që e shikonin ku po shkonte ajo”, tha gazetarja e ftuar në “Now me Erla Mëhillin”. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.