Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s

P
Piranjat23 September 2026, 21:36 · 2 min lexim
Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Shqipëria është

Analisti Poli Hoxha komentoi akuzat e SPAK për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin. Hoxha u shpreh se në krye të skandalit qëndron kryeministri i vendit, Edi Rama. Shtoi se Rama ka pasur sinjale se punët në SHISH nuk shkojnë mirë, sepse Shqipëria është përjashtuar nga vendet e NATO-s, që shpërndajnë informacione sekrete me njëra-tjetrën.

Hoxha theksoi se skema e zbuluar e skandalit dëshmon sesi funksionon një organizatë kriminale, me në krye të parin e qeverisë.

“Lajmi ishte i pritshëm, sepse emri i përfshirjes së Vlora Hysenit në afera kishte dalë. Të shkojë puna deri në masën e arrestit të kreut të SHISH, të një vendi anëtar të NATO-s është një lajm europian dhe madje edhe botëror.

Ky është mesazh drejtësie dhe gjeostrategjik. Në botë është më e thjeshtë të arrestosh një kryeministër sesa kreun e SHISH. Hyseni ka dy akuza, për përkrahje të Ergys Agasit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë kam informacion se më shumë akuza mund të shtohen ndaj Vlora Hysenit. Të bën përshtypje sesa lehtë është kapur nga një koordinator i krimit të organizuar. Aktet e saj janë akte të cenimit të sigurisë kombëtare.

Ngjarja nuk vjen e papritur. Shqipëria është i vetmi vend, që është anëtar i NATO-s, dhe është përjashtuar nga informacionet sekrete që vendet e NATO-s shpërndajnë. Pra, Shqipëria është përjashtuar, kështu që kryeministri i ka pasur sinjalet. Do dëgjojmë skandale më të mëdha se ky.  Në qendër të kësaj skeme kriminale është vetë kryeministri. Kjo nënkupton që edhe këta personazhe e kanë kapur Ramën, është ajo shprehja që nëse do fundosemi, do fundosemi bashkë.

Është një organizatë kriminale e strukturuar, që vepron qoftë me mini-organizata të pavarura, me në krye kryeministrin”, tha Hoxha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.