Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Kujt po i rrezikohet jeta nga përgjimet e Hysenit? Ish-prokurori ngre alarmin: Të merren urgjentisht masa

P
Piranjat23 September 2026, 22:23 · 1 min lexim
Kujt po i rrezikohet jeta nga përgjimet e Hysenit? Ish-prokurori ngre

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka ngritur shqetësimin për pasojat që mund të ketë rrjedhja e informacioneve të klasifikuara gjatë hetimeve ndaj ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni.

Karanxha tha se duhet të verifikohet nëse dhe çfarë informacionesh kanë rrjedhur, pasi publikimi i të dhënave mund të rrezikojë bashkëpunëtorët e shërbimeve inteligjente dhe agjentët në terren.

Sipas tij, SHISH duhet t’i nënshtrohet një auditimi të brendshëm për të identifikuar informacionet që mund të jenë komprometuar dhe për të marrë masa për mbrojtjen e personave të ekspozuar.

“Duhet parë çfarë çështjesh kanë rrjedhur, nëse kanë rrjedhur, sepse rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve, ato janë me kod sekret. Ku e dimë ne se ku mund të jenë, në çfarë operacionesh kanë marrë pjesë. Të dali emri i tyre, nesër u rrezikohet jeta, sepse nuk dihen bashkëpunëtorët, janë sekret. Ky është problem.

Ka nevojë për një auditim të brendshëm ky institucion që t’i verifikojë. Kjo do punë, sepse ata në vend të merren me sigurinë kombëtare, tani duhet të merren që të kontrollojnë njëri-tjetrin. Ka agjentë në terren që u rrezikohet jeta”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.