AKTUALITET
Aksident në aksin Sarandë–Skërficë, dy automjete përplasen pranë tunelit

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Sarandë–Skërficë, vetëm pak metra larg hyrjes së tunelit. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Sipas verifikimeve paraprake të policisë, një automjet tip “Seat”, me targa AB 760 OI, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një automjet tip “Hyundai”, me targa AH 949 T.
Si pasojë e përplasjes, të dyja mjetet kanë pësuar dëme materiale.
Ndërkohë, nga kontrollet e kryera ndaj dy drejtuesve të automjeteve ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Zhduket Inez Hajrulla, dy telefonat e tij prej 4 orësh të fikur. Dyshohet për pengmarrje nga grupi rival

EMRI/ Shiste kokainë dhe kanabis, biznesmeni shqiptar burgoset në Britani. U zbulua nga pllakat e banjës në aplikacionin sekret

Vrau 5 persona në 3 shtete, gati ekstradimi në Shqipëri i “Tony Montana”

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave

Kuvendi voton sot për Reformën Territoriale/ Aktivistët dhe qytetarët rrethojnë Kuvendin: Anuloni votimin! Arrestoni Ballukun!

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protesta para parlamentit kundër hartës territoriale të Ramës, policia dhunë e arrestime, 8 në komisariat

Denoncimi nga Durrësi/ Banorët: Mbeturinat në Lagjen 17 hidhen në ambient të hapur, askush nuk i pastron





