Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet
AKTUALITET

Shqiptari i reziston arrestimit, plagoset një polic! Kapet me kokainë e mijëra euro

P
Piranjat 8 October 2026, 19:22 · 2 min lexim
Shqiptari i reziston arrestimit, plagoset një polic! Kapet me kokainë

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Gaeta, Itali, në kuadër të një operacioni antidrogë. Ai po hetohet për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen, rezistencë dhe plagosje të një punonjësi të policisë, pas një kontrolli të kryer nga efektivët e Skuadrës Antikriminale të Komisariatit.

Ndërhyrja u krye në një zonë në periferi të qendrës së qytetit, ku policët kishin identifikuar shqiptarin gjatë një operacioni të posaçëm kundër shpërndarjes së drogës.

Rezistoi gjatë kontrollit, plagoset një police

Sipas rindërtimit të hetuesve, pasi efektivët u prezantuan dhe i kërkuan të ndalonte për kontroll, i riu dyshohet se reagoi duke përdorur shkelma, grushte dhe shtyrje. Gjatë ndërhyrjes, një efektive policie u rrëzua në tokë dhe më pas u dërgua në urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo u largua nga spitali me një prognozë prej katër ditësh.

Sekuestrohen 63 doza dhe 7.730 euro

Pasi u neutralizua, shqiptarit iu gjetën fillimisht katër paketime me kokainë. Kontrollet e mëtejshme personale dhe kontrolli i banesës ku ai qëndronte çuan në zbulimin e dozave të tjera, duke e çuar totalin në 63 paketime, me një peshë bruto prej rreth 32,80 gramësh lëndë narkotike. Gjatë kontrollit u gjetën gjithashtu 7.730 euro cash, të cilat u sekuestruan së bashku me drogën.

I ndalohet qëndrimi në Gaeta

Në përfundim të verifikimeve, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Cassinos, në dispozicion të Prokurorisë pranë Gjykatës së Cassinos. Pas seancës së vleftësimit të arrestimit, gjyqtari i hetimeve paraprake, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë, vendosi ndaj tij ndalimin e qëndrimit në territorin e komunës së Gaetës. Ndërkohë, autoritetet po vlerësojnë edhe statusin e tij lidhur me qëndrimin në territorin italian. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.