Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak “11 profesorë vendosën largimin e saj nga Senati Akademik”, studentja e mjekësisë Klea Veli denoncon vendim... Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë...
AKTUALITET

Antena e dytë në mes të Përmetit, qytetarët ngrenë alarmin: Na rrezikon shëndetin

P
Piranjat News 4 October 2026, 11:44 · 2 min lexim
Antena e dytë në mes të Përmetit, qytetarët ngrenë

Një denoncim ka mbërritur nga qytetarët e Përmetit të cilët denoncojnë vendosjen e një antene të re në qendër të qytetit, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe ndikimin që mund të ketë instalimi te banorët e zonës.

Sipas denoncuesve, Bashkia e Përmetit ka dhënë leje për vendosjen e antenës për një periudhë prej 150 ditësh. Ata pretendojnë se, edhe pas përfundimit të kësaj periudhe, antena mund të vijojë të qëndrojë në të njëjtin vend.

Qytetarët shprehen veçanërisht të shqetësuar pasi bëhet fjalë, sipas tyre, për antenën e dytë të vendosur në qendër të Përmetit, në një zonë me përqendrim të lartë banorësh.

Në denoncim ngrihen gjithashtu pretendime për numrin e lartë të rasteve të sëmundjeve tumorale në qytet, ndërsa qytetarët kërkojnë që institucionet kompetente të verifikojnë nëse ekziston apo jo ndonjë lidhje mes antenave dhe problemeve shëndetësore të banorëve.

Ata kërkojnë transparencë mbi lejen e dhënë nga Bashkia e Përmetit, kriteret që janë përdorur për përcaktimin e vendndodhjes dhe respektimin e standardeve të sigurisë.

Sipas grupit të qytetarëve, ndaj Bashkisë së Përmetit pritet të përgatitet edhe një kallëzim penal, i cili, sipas tyre, do t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)./ Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.