Shitja e drogës pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari! Të riut i sekuestrohet kokainë dhe një thikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se do të shiste drogë pranë shkollave. Në kudër të operacionit të koduar “Perimetri” u vu në pranga 26-vjeçari me iniciale Xh.M nga Elbasani.
Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë., si dhe iu sekuestrua edhe një thikë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave”, thotë policia.
Njoftimi
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.
Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar nga Elbasani.
Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, dhe një armë e ftohtë (thikë).
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 26 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri përfshin 10 hektarë pyje në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

Ekonomia në rritje, prodhimi në vështirësi/ Çfarë fshihet pas shifrës 3.61% të PBB-së

Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet i dënuari me 21 vite burg, pritet ekstradimi






