AKTUALITET

Videot erotike që trullosën publikun: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse pikërisht tani?

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Tetor 2026, 10:51

Videot erotike që trullosën publikun: Kush i nxori nga errësira e

Videot e marrëdhënieve intime të disa artistëve shqiptarë trullosën publikun brenda pak orësh.

Kaluan nga një telefon në tjetrin, pushtuan grupet e WhatsApp-it dhe Telegram-it, rrjetet sociale dhe bisedat e ditës, duke e kthyer jetën private të disa personazheve publikë në spektaklin më të madh të momentit.

Dhe ndërsa ende diskutohej për atë që ishte parë, filloi të ndërtohej pritshmëria për atë që nuk ishte parë ende: do të dalin video të tjera. Ka emra të tjerë. Ka edhe politikanë.

Por tani që efekti i parë i surprizës po fashitet, historia meriton të shihet përtej përmbajtjes së videove.

Këto video nuk dolën në një moment çfarëdo. Ato shpërthyen ndërsa në qendër të vëmendjes ishte një histori shumë më e rëndë për shtetin shqiptar: skandali që përfshiu ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe pikëpyetjet që ai ngriti mbi sekretet, informacionet sensitive dhe funksionimin e institucionit që duhet t’i ruajë ato.

Pastaj, thuajse papritur, Shqipëria kaloi nga sekretet e shtetit te sekretet e dhomës së gjumit të disa artistëve.

Mund të jetë rastësi. Por kronologjia dhe sidomos paralajmërimet për publikime të tjera e bëjnë të nevojshme të ndiqet një gjurmë tjetër: ku kanë qarkulluar këto video përpara se të bëheshin publike, kush mund t’i ketë identifikuar dhe ku mund të ketë përfunduar informacioni për to.

Sepse videot nuk u shfaqën për herë të parë ditën kur mbërritën në telefonat e shqiptarëve. Ato kishin qarkulluar më parë në një kanal në Telegram.

Dhe ky është një detaj i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon monitorimi i materialeve që qarkullojnë në këto hapësira.

Strukturat e specializuara policore nuk monitorojnë jetën private të njerëzve dhe as çdo video që hidhet në Telegram. Por kanale, grupe dhe hapësira online që dalin gjatë hetimeve ose që lidhen me shpërndarjen e materialeve të dyshimta mund të monitorohen nga njësitë e specializuara.

Kur gjatë këtij monitorimi haset një video, ajo mund të kalojë në një proces verifikimi. Analizohet nëse personat që shfaqen janë të mitur, nëse ka shenja dhune apo shfrytëzimi, nëse materiali mund të lidhet me trafikim, shantazh, abuzim seksual ose një tjetër vepër penale. Mund të kërkohet gjithashtu identifikimi i personave dhe i vendit me të cilin lidhet materiali.

Në këtë mekanizëm duhet bërë një dallim i rëndësishëm: INTERPOL nuk kryen vetë hetime penale në vend të policive kombëtare.

Hetimet zhvillohen nga autoritetet kompetente të shteteve. INTERPOL shërben si nyje e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke administruar rrjete të sigurta komunikimi dhe databaza përmes të cilave strukturat policore të vendeve anëtare shkëmbejnë informacion, të dhëna dhe indicie.

Në rastin e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, databaza ICSE e INTERPOL-it u mundëson hetuesve të specializuar të vendeve anëtare të krahasojnë imazhe dhe video, të lidhin raste mes tyre dhe të shkëmbejnë informacion për viktima, autorë dhe vendndodhje.

Pra, INTERPOL është në këtë hallkë më shumë një urë ndërkombëtare e informacionit policor sesa struktura që zhvillon vetë hetimin. 

Nëse materiali përmban elemente që tregojnë një krim apo një rrezik konkret, aktivizohet hetimi dhe njoftohen strukturat që duhet të ndërhyjnë. Nëse personat e identifikuar ndodhen ose lidhen me një shtet tjetër, informacioni mund t’u përcillet autoriteteve të atij shteti përmes kanaleve të bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Pra, fakti që një video qarkullon në Telegram nuk do të thotë se ajo është parë vetëm nga njerëzit që bëjnë pjesë në atë kanal.

Nëse kanali ka qenë në monitorim ose materiali është hasur gjatë një hetimi, videoja mund të jetë identifikuar dhe analizuar shumë përpara se të bëhej virale.

Këtu fillon edhe çështja që duhet sqaruar për videot shqiptare.

Nëse ato kanë qenë prej kohësh në një kanal Telegram-i, duhet të verifikohet nëse ai kanal ka qenë ndonjëherë objekt monitorimi nga struktura të huaja dhe nëse personat shqiptarë që shfaqen në materiale janë identifikuar.

Nëse kjo ka ndodhur, hallka tjetër është Shqipëria: a është përcjellë informacion për këto materiale te strukturat shqiptare dhe, nëse po, te cila strukturë?

Kjo është shumë më e rëndësishme sesa përmbajtja intime që pushtoi rrjetet sociale. Sepse nëse një strukturë shqiptare kishte dijeni më parë për ekzistencën e videove, atëherë duhet përcaktuar se prej kur e kishte këtë informacion dhe si është administruar ai.

Dhe pikërisht këtu koha e publikimit merr rëndësi.

Videot u kthyen në spektaklin kryesor publik ndërsa Shqipëria po diskutonte skandalin që përfshiu ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, debati u zhvendos nga një çështje që prekte shërbimin sekret dhe administrimin e informacionit sensitiv te jeta intime e disa artistëve.

Nuk ka deri tani një provë publike që lidh këto dy zhvillime. Por ka një tjetër element që kërkon vëmendje: bashkë me videot nisën edhe paralajmërimet se do të dalin materiale të tjera dhe se mes personave që shfaqen në to mund të ketë edhe politikanë.

Kjo do të thotë se dikush pretendon se di më shumë nga sa është bërë publike deri tani.

Dhe këtu duhet të përqendrohet investigimi: te historia e këtyre materialeve përpara publikimit të tyre. Nëse kanë qenë në Telegram prej kohësh, nëse janë identifikuar gjatë monitorimeve të huaja dhe nëse informacioni për to ka mbërritur në Shqipëri.

Sepse vetëm atëherë mund të marrë përgjigje edhe pyetja që mbetet pas gjithë spektaklit të këtyre ditëve: kush dinte për ekzistencën e videove përpara publikut dhe pse ato dolën pikërisht tani?/VNA

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime