Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi ... Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro Zgjedhjet e vitit 2027, dy kandidatë sfidojnë Infantinon për fronin e FIFA-s Thatësira dhe probleme me furnizimin me ujë, Fixhi shpall gjendje katastrofe kombëtare për shkak të El Niño... Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe arrin vlerësimin 1.5 trilionë d... Deklaratë e përbashkët SHBA-Kinë-Rusi pas takimit të liderëve, çfarë u dakordësua për armët bërthamore, ene... Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon n... Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP...
AKTUALITET

Krismat në Ndroq, shoqërohet Sinani që u arrestua në gusht për kërcënimin e gazetarëve: Qëllova për qejf!

P
Piranjat 4 October 2026, 11:26 · 2 min lexim
Krismat në Ndroq, shoqërohet Sinani që u arrestua në gusht

Detaje të reja janë raportuar për të shtënat me armë të mbrëmjes së djeshme në fshatin Zbarqe të Ndroqit.

Katër personat e shoqëruar në polici mësohet se janë Sinan, Ramiz, Serxho dhe Dashamir Idrizi.

Sipas informacioneve të raportuara, bëhet fjalë për tre vëllezër dhe djalin e njërit prej tyre, të cilët ndodheshin së bashku duke ngrënë.

Njëri kishte me vete një armë gjahu dhe, para hetuesve, ka pretenduar se kishte qëlluar në ajër “për qejf”.

Po sipas këtyre informacioneve, kur shërbimet policore iu afruan banesës së Sinan Idrizit, personat e dyshuar kanë hedhur armët.

Deri tani, Policia ka konfirmuar gjetjen dhe sekuestrimin e një çifteje dhe municioni. Mbetet për t’u sqaruar nëse janë përdorur edhe armë të tjera.

Sinan Idrizi ishte arrestuar në fillim të gushtit, pasi dyshohej se kishte kërcënuar një grup xhirimi të Ora News, që po punonte për një kronikë televizive. Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në njoftimin paraprak të mbrëmjes së djeshme, Policia bëri të ditur se ndërhyrja pasoi një telefonatë në Sallën Operative të DVP Tiranë për të shtëna në zonë.

 Katër personat u shoqëruan për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.