Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

P
Piranjat23 September 2026, 17:47 · 2 min lexim
Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një oficer Policie në Klos, për dhunë në familje. Oficeri i Policisë dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kallëzueses. Gjithashtu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të mitur të kallëzueses.

“Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka kryer ndalimin e punonjësit të Policisë, Inspektor “A.P.”, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Seksionin e Rendit Publik, në Stacionin e Policisë Klos, Komisariati i Policisë Mat, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Ndalimi i tij u krye në kuadër të hetimeve për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Sipas kallëzimit, punonjësi i Policisë dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kallëzueses. Gjithashtu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të mitur të kallëzueses.

Pas veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vijimin e hetimeve dhe procedurave të mëtejshme ligjore.”- njofton policia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.