“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

Një grup qytetarësh kanë protestuar sërish këtë të premte përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi nga institucionet lidhur me çështjen që përfshin ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Protestuesit janë mbledhur para ambienteve të SPAK-ut me pankarta në duar, ndërsa kanë përcjellë mesazhe kundër ish-zëvendëskryeministres dhe kanë kërkuar veprime nga organet e drejtësisë.
“Arrestoni Ballukun” ishte një nga parullat e shfaqura gjatë protestës. Ndërkohë, protestuesit kanë drejtuar thirrje edhe ndaj SPAK-ut, duke kërkuar që institucioni të vijojë hetimet dhe të marrë masa për abuzimet e konstatuara.
“SPAK, çfarë provash të tjera doni? Ka shkatërruar Shqipërinë”, është një tjetër prej thirrjeve të dëgjuara gjatë tubimit.
Kujtojmë se ish-numri dy i qeverisë Rama, Belinda Balluku është nën akuzë nga SPAK për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në lidhje me procedura prokurimi për Tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas SPAK, hetimet janë zgjeruar edhe në procedura të tjera tenderimi.
Po ashtu, SPAK ka njoftuar pak kohë më parë akuza të reja që lidhen me korrupsionin e funksionarëve të lartë, fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale ndaj Ballukut. Prokuroria pretendon se Balluku ka përfituar dhe fshehur pasuri të paluajtshme përmes personave të tjerë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ekskluzive/ SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

‘Jam shqiptar, a e di kush jam unë?’ Sherri për një vend parkimi përfundon në gjykatën gjermane

Publikimi i videove të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici





