Ekskluzive/ SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit

Piranjat News mëson se SPAK ka kryer një kontroll në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në fshatin Pëllumbas.
Kontrolli është kryer në kuadër të verifikimeve që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.
Emri i Ron Yeffet është bërë veçanërisht i diskutuar në javët e fundit për shkak të aktivitetit të tij në sektorin e mbrojtjes dhe marrëdhënieve të biznesit në Shqipëri.
Yeffet është një biznesmen izraelito-amerikan, i cili është i përfshirë në disa kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes. Ndër to janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, kompani të krijuara në vitin 2025, me aktivitet në prodhimin dhe furnizimin e mjeteve ushtarake, armëve dhe dronëve, shkruan Piranjat News.
Emri i tij është përmendur në audiopërgjime të bëra publike së fundmi nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Në këto materiale ngrihen pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve, ku përmenden Shqipëria, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe KAYO.
Sipas Piranjat News kontrolli i sotëm i SPAK në vilën e tij rikthen në vëmendje aktivitetin e biznesmenit në Shqipëri dhe marrëdhëniet e tij me sektorin e mbrojtjes. Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi objektin e kontrollit dhe nëse veprimet e SPAK lidhen me një prej çështjeve që kanë dalë në publik gjatë javëve të fundit.
Yeffet është përmendur ndërkohë edhe në një çështje gjyqësore në Miami, ku një biznesmen amerikan e ka paditur për mospagesën e një detyrimi prej miliona dollarësh./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

‘Jam shqiptar, a e di kush jam unë?’ Sherri për një vend parkimi përfundon në gjykatën gjermane

Publikimi i videove të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Skandaloze/ Shqiponja zëvendësohet me flamur maqedonas në majën e Korabit, 'mburret' kreu i Kumanovës




