Artan Hoxha për ndërhyrjen në Kodin Penal: Rama ka hallin se po i përfundon administrata në burg

Artan Hoxha ka ngritur si shembull një rast në Shqipëri ku gjykata ka vendosur garanci pasurore prej 1 milion eurosh si masë sigurie, duke e cilësuar si një nga shifrat më të rralla të raportuara në rajon Hoxha tha se nuk është në dijeni të një rasti tjetër në Ballkan ku garancia pasurore të ketë arritur në këtë nivel.
“Kemi një rast që është dhënë masë sigurie me 1 milion euro, që është nga rastet më të rralla në Ballkan. Nuk di të ketë në rajon garanci 1 milion euro”, deklaroi gazetari.
Duke folur për masat e sigurisë, Hoxha solli në vëmendje edhe praktikën e përdorimit të garancive pasurore në Kosovë, duke argumentuar se kjo mund të shmangë qëndrimin në paraburgim në raste të caktuara.
Sipas tij, dërgimi i të rinjve në burg mund të krijojë pasoja të tjera, veçanërisht kur ata vendosen në të njëjtat ambiente me persona të dënuar për krime të rënda.L
“Nuk lihen në të njëjtin sektor të burgut 18-vjeçarët me bosët e krimit sepse praktikisht po i jep diplomën”, tha Hoxha.
Gazetari komentoi edhe ndërhyrjet e propozuara në Kodin Penal, duke ngritur pikëpyetje për momentin kur po bëhen këto ndryshime.
“Ndërhyrja e Kryeministrit në Kodin Penal ka një problematikë, sepse po bëhet në një moment kur po ndodh një situatë që ka të bëjë me pushtetin e tij”, u shpreh Hoxha.
Ai shtoi se, sipas tij, parimi duhet të jetë që burgimi të vijë pas një vendimi gjyqësor, ndërsa paraburgimi duhet të përdoret me kujdes.
“Unë jam me parimin që burgu është pasi të merret vendimi. Kurse ne të çojmë në paraburgim dhe pastaj të dënojmë”, deklaroi gazetari.
Lexo edhe
AKTUALITET
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Revoltë në burgun italian/ Shqiptarët u vënë flakën qelive, kaosi transmetohet live në Tik Tok

Jep dorëheqjen mjeku i burgut të Reçit Valer Kolnikaj/ Ja arsyet që e çuan në këtë vendim

Katër vepra penale/ Policia hetim faqeve dhe IP-ve që shpërndanë videot intime

“Po identifikohen të gjithë shpërndarësit”! - Aldor Nini paralajmëron portalet dhe rrjetet që publikojnë videot intime





