AKTUALITET

Bankat përqafojnë Inteligjencën Artificiale, por vetëm 3.5% raportojnë integrim të plotë

Piranjat Përditësimi i fundit 24 August 2026, 13:31

Bankat përqafojnë Inteligjencën Artificiale, por vetëm 3.5%

Inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më thellë në sistemin bankar shqiptar, nga zbulimi i mashtrimeve dhe monitorimi i transaksioneve, te shërbimi ndaj klientit, siguria kibernetike dhe përpunimi i dokumenteve. Por ndërsa bankat po ecin me shpejtësi drejt përdorimit të teknologjisë së re, strukturat e nevojshme për ta kontrolluar dhe administruar atë duket se po zhvillohen më ngadalë.

Ky është një nga përfundimet kryesore të studimit të ri “Artificial Intelligence Governance and Organizational Readiness in Banking: Evidence from Albania”, të autoreve Laureta Domi, Majlinda Godolja dhe Kozeta Sevrani nga Universiteti i Tiranës, publikuar në revistën shkencore Administrative Sciences.

Studimi, i bazuar në përgjigjet e 85 profesionistëve nga 15 institucione financiare, përfshirë të 12 bankat që operojnë në Shqipëri dhe tre institucione të tjera financiare, evidenton një hendek të rëndësishëm: adoptimi i inteligjencës artificiale mund të ecë shumë më shpejt sesa aftësia organizative e institucioneve për ta qeverisur atë.

Sipas të dhënave, 27.1% e të anketuarve deklarojnë se AI përdoret tashmë në mënyrë aktive në procese reale, ndërsa 28.2% raportojnë përdorim në fazë pilot ose të kufizuar. Në total, 55.3% raportojnë përdorim aktiv ose pilot të inteligjencës artificiale, ndërsa 28.2% të tjerë thonë se adoptimi i saj është në plan.

Por prania e AI në banka nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo është integruar në mënyrë të plotë në funksionimin e tyre.

Vetëm 4.7% e të anketuarve e konsiderojnë inteligjencën artificiale gjerësisht të integruar, ndërsa vetëm 3.5% raportojnë integrim të plotë, nga fillimi deri në fund të proceseve. Monitorim të rregullt të sistemeve raportojnë 17.6% e pjesëmarrësve.

Diferenca është e rëndësishme, veçanërisht për sektorin financiar. Një instrument eksperimental që rrit produktivitetin mund të dështojë pa pasoja të mëdha, por një sistem AI që ndikon në vlerësimin e aftësisë kreditore, evidentimin e transaksioneve të dyshimta, sinjalizimin e mashtrimeve apo vendimmarrjen në fushën e pajtueshmërisë mund të sjellë pasoja për klientët, bankën dhe autoritetet mbikëqyrëse.

Këtë situatë e konfirmon edhe Indeksi i Maturitetit të AI, i ndërtuar nga studiueset. Rezultati mesatar për institucionet e analizuara ishte 49 pikë nga 100.

Megjithatë, komponentët e indeksit tregojnë një zhvillim të pabarabartë. Gatishmëria në aspektin e të dhënave dhe teknologjisë arrin mesatarisht 60.7 pikë, ndërsa adoptimi dhe integrimi vetëm 34.8 pikë. Pra, infrastruktura teknologjike duket se po zhvillohet më shpejt sesa aftësia për ta integruar AI në mënyrë të thellë në aktivitetin bankar.

Rreth 40% e të anketuarve klasifikohen në nivel të ulët maturiteti, 38.8% në nivel të moderuar dhe vetëm 21.2% në nivel të lartë.

Një tjetër sinjal që kërkon vëmendje është se 31.8% shfaqin ambicie për zgjerimin e përdorimit të AI më të lartë sesa niveli aktual i maturitetit të tyre. Kjo do të thotë se disa institucione mund të jenë duke u përgatitur për të përshpejtuar përdorimin e inteligjencës artificiale përpara se mekanizmat e qeverisjes, monitorimit dhe integrimit të jenë zhvilluar plotësisht.

Studimi tregon gjithashtu se pengesa kryesore për AI në banka nuk është më domosdoshmërisht teknologjia.

Mungesa e aftësive dhe kapaciteteve profesionale përmendet nga 57.6% e të anketuarve, duke u renditur si barriera më e madhe. Pas saj vijnë pasiguria rregullatore ose e pajtueshmërisë me 45.9%, kostot me 44.7%, vështirësitë e integrimit me sistemet ekzistuese me 43.5% dhe shqetësimet etike, të transparencës apo reputacionit me 40%.

Problemet me cilësinë e të dhënave dhe rreziqet që lidhen me ofruesit e jashtëm të teknologjisë evidentohen gjithashtu si faktorë të rëndësishëm.

Në këtë mënyrë, gara e ardhshme mes bankave mund të mos zhvillohet thjesht mes atyre që përdorin inteligjencën artificiale dhe atyre që nuk e përdorin. Diferenca mund të krijohet mes bankave që arrijnë ta fusin AI brenda një sistemi të fortë kontrolli, përgjegjësie dhe menaxhimi të rrezikut dhe atyre që grumbullojnë aplikacione të ndryshme teknologjike pa krijuar në të njëjtën kohë strukturat për t’i kontrolluar.

AI gjenerative rezulton përdorimi më i përhapur, e raportuar nga 35.3% e të gjithë të anketuarve dhe nga 63.8% e atyre që deklarojnë përdorim aktiv ose pilot të AI. Ndër përdorimet e tjera të rëndësishme renditen automatizimi i proceseve, shërbimi ndaj klientëve, monitorimi i mashtrimeve dhe transaksioneve, siguria kibernetike dhe përpunimi i dokumenteve.

Rezultatet statistikore të studimit sugjerojnë gjithashtu se gatishmëria teknologjike dhe ajo e të dhënave lidhen pozitivisht me kapacitetin institucional dhe qeverisjen e AI. Edhe presioni rregullator dhe ai i mjedisit të jashtëm rezultojnë të lidhur pozitivisht me gatishmërinë për qeverisje.

Kjo sjell një këndvështrim tjetër mbi rolin e rregullimit. Në vend që rregullat të shihen vetëm si pengesë për inovacionin, ato mund t’i detyrojnë institucionet financiare të përcaktojnë më mirë përgjegjësitë, dokumentimin, monitorimin dhe menaxhimin e rrezikut.

Për Shqipërinë kjo merr rëndësi të veçantë, pasi sistemi bankar po funksionon në një mjedis gjithnjë e më të ndikuar nga standardet europiane dhe ndërkombëtare për sigurinë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave, outsourcing-un, qëndrueshmërinë operacionale dhe përgjegjshmërinë.

Sipas studimit, bankave u nevojiten mekanizma konkretë: inventarë të rasteve ku përdoret AI, përcaktim i qartë i përgjegjësisë për sistemet, dokumentim, kontroll i modeleve dhe ofruesve të jashtëm, rregulla për ndërhyrjen njerëzore në vendimmarrje, monitorim të vazhdueshëm dhe procedura për raportimin e incidenteve.

Qeverisja e inteligjencës artificiale nuk duhet t’u mbetet vetëm departamenteve të IT-së. Në të duhet të përfshihen drejtuesit, strukturat e biznesit, menaxhimit të rrezikut, compliance, auditimit dhe teknologjisë.

Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për sistemet bankare të vendeve të vogla. Ndryshe nga bankat e mëdha globale, që mund të financojnë ekipe të specializuara për rrezikun e modeleve dhe komitete të posaçme për AI, institucionet më të vogla mund të varen më shumë nga kompani të jashtme, shërbimet cloud dhe zgjidhjet e gatshme teknologjike.

Kjo mund të krijojë një paradoks: bankat fitojnë akses më të shpejtë në teknologjinë më të avancuar, por jo domosdoshmërisht kanë të njëjtën aftësi për të kontrolluar se si funksionon ajo.

Studimi evidenton gjithashtu se perceptimi i përfitimeve është një nga faktorët më të rëndësishëm për gatishmërinë e institucioneve për të investuar më tej në AI. Për këtë arsye, matja konkrete e rezultateve bëhet thelbësore.

Përpara se një projekt pilot të shndërrohet në pjesë të proceseve kryesore të bankës, institucionet duhet të jenë në gjendje të provojnë nëse teknologjia ka ulur kohën e përpunimit, ka përmirësuar evidentimin e mashtrimeve, ka rritur cilësinë e shërbimit ndaj klientit apo ka forcuar proceset e pajtueshmërisë.

Në të kundërt, zgjerimi i AI rrezikon të kthehet në akumulim teknologjie dhe jo në transformim real të aktivitetit bankar.

Vetë autoret theksojnë se studimi ka karakter eksplorues. Kampioni prej 85 profesionistësh është relativisht i kufizuar, të dhënat bazohen në vetëraportim dhe analiza është ndërsektoriale, çka nuk lejon përcaktimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta shkak-pasojë. Përgjigjet përfaqësojnë perceptimet profesionale të të anketuarve dhe jo auditime të pavarura të secilit institucion.

Megjithatë, rezultatet nxjerrin në pah një sfidë që pritet të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme edhe për sistemin financiar shqiptar.

Faza e parë ishte futja e inteligjencës artificiale në banka. Faza e dytë, dhe ndoshta shumë më e vështirë, është institucionalizimi dhe kontrolli i saj.

Bankat duhet të dinë jo vetëm ku po përdoret AI, por edhe kush mban përgjegjësi për të, si monitorohen rezultatet, si mbrohen klientët, si kontrollohen kompanitë e jashtme që ofrojnë teknologjinë dhe, mbi të gjitha, nëse përdorimi i saj po krijon realisht vlerë.

Në këtë garë, avantazhin mund të mos e kenë domosdoshmërisht bankat që vendosin inteligjencën artificiale më shpejt. Fitues mund të jenë ato që arrijnë ta zgjerojnë përdorimin e saj pa lejuar që ambicia teknologjike të ecë më shpejt se kontrolli institucional. /ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?