Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Del fotoja e ‘bosit’ shqiptar i arrestuar në Rusi, furnizonte me kokainë kartelet e drogës. Bisedat për 20 milionë euro cash

P
Piranjat23 September 2026, 21:00 · 2 min lexim
Del fotoja e ‘bosit’ shqiptar i arrestuar në Rusi, furnizonte

Është arrestuar në Rusi, me qëllim ekstradimi, Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin Salvatore, i shpallur në kërkim nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal që dyshohet se ka trafikuar dhjetëra tonë kokainë.

Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të ndalimit të Aliut dhe pritet nisja e procedurave nga Ministria e Drejtësisë për ekstradimin e tij.

Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin Salvadore, dyshohet nga hetimet se ka pasur rol të rëndësishëm në trafikun e kokainës dhe në qarkullimin e të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Sipas dosjes hetimore, Aliu dyshohet se ka qenë furnizues i grupeve kriminale të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Armando Pacani. Krahas aktivitetit të trafikut të drogës, ai dyshohet se ka investuar dhe pastruar në Shqipëri të ardhura kriminale përmes bizneseve në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

Hetuesit dyshojnë se shuma e parave të pastruara arrin në të paktën 30 milionë euro. Në këtë aktivitet dyshohet se është përfshirë edhe vëllai i tij, Isa Aliu, i cili, sipas hetimeve, kishte rol në administrimin dhe investimin e parave.

Të dhënat e zbardhura nga komunikimet në platformën SKY ECC përfshijnë biseda mes dy vëllezërve gjatë gushtit 2020, ku diskutohen shuma të konsiderueshme parash të siguruara nga aktiviteti kriminal.

Në një prej komunikimeve, Isa Aliu përmend se kishte në dispozicion rreth 6 milionë euro cash. Në biseda të tjera flitet edhe për rreth 20 milionë euro të tjera, të cilat pritej të siguroheshin dhe të investoheshin.

Sipas dyshimeve të hetimit, ndërsa Shpëtim Aliu merrej me furnizimin dhe trafikun e kokainës, vëllai i tij Isa Aliu ishte angazhuar në menaxhimin dhe pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Del fotoja e ‘bosit’ shqiptar i arrestuar në Rusi, furnizonte

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.