EMRI/ U dënua me 15 vite burg nga GJKKO, 47-vjeçari arrestohet në Itali. Këto janë krimet që rëndojnë mbi të

Një 47-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Alok Mittra ishte dënuar në vitin 2024 me 15 vite burgim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për disa vepra penale.
Ai është dënuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikim dokumentesh”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga autoritetet shqiptare rezultoi se 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal që, për rreth gjashtë muaj gjatë viteve 2023-2024, organizoi kalimin e paligjshëm të kufirit për rreth 253 shtetas nga Bangladeshi, kundrejt përfitimeve financiare. Sipas hetimeve, shtetasit bangladeshas silleshin në Shqipëri nga Dubai, ndërsa më pas pajiseshin me kontrata pune fiktive, me qëllim marrjen e lejeve të qëndrimit në vendin tonë.
Njoftimi:
Arrestohet Alok Mittra, 47 vjeç, i kapur në Itali, të cilin, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", "Falsifikimi i dokumenteve", “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet rezultoi se 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal, i cili për 6 muaj në vitet 2023-2024, organizoi kalimin e kundërligjshëm të kufirit, të rreth 253 shtetasve nga Bangladeshi, kundrejt përfitimeve financiare. Shtetasit e huaj silleshin në Shqipëri, nga Dubai, dhe nënshkruanin kontrata pune fiktive për t’u pajisur me leje qendrimi. Sapo pajiseshin me këtë dokument, ata niseshin drejt shteteve të BE-së. Gjatë itinerarit të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi Alok Mittra shoqëronte shtetasit e huaj dhe merrej me transportimin dhe akomodimin e tyre.
Në bashkëpunim me homologët në Moskë dhe në Romë, Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e të dy shtetasve, në Shqipëri.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mbushi me drogë Europën/ Kush është Shpëtim Aliu, bashkëpunëtor me tre grupet më të fuqishme shqiptare të trafikut të kokainës

EMRI/ Furnizonte me kokainë grupet shqiptare të trafikut të drogës, kush është bosi shqiptar i arrestuar në Rusi

“Po na digjet Shqipëria, reagoni!”/ Profesori Lush Susaj apel qytetarëve: Bashkohuni me ne

“SPAK ka nisur hetimet", aktivistja në protestën e 116-të: Rrjolli ka shënuar një fitore të madhe sot

Të dielën ‘Tiranathlon’/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane qe do devijojnë

EMRI/ I maskuar, i riu shqiptar shpërndante dy lloje droge! Grupi në WhatsApp i “shtoi telashet”

16 vite nga zhdukja misterioze/ SPAK: Nuk rezulton të ketë çështje të regjistruar për Bleona Matën

Priste trenin me të dashurën, i arratisuri nga Shqipëria prangoset në stacion





