Dhimbje në funeralin e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi! Humbi jetën pas përplasjes në ndeshje futbolli, autoritetet vijojnë hetimet

Në një atmosferë të rëndë zie, familjarë, miq dhe shokë skuadre i dhanë lamtumirën e fundit 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana i cili humbi jetën pasi u dëmtua gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin e Panagias, në ishullin grek të Thasos.
Ngjarja tragjike ndodhi të dielën e kaluar, vetëm në minutat e para të ndeshjes. Sipas të dhënave paraprake, 16-vjeçari ishte përfshirë në një duel për topin pranë vijës anësore, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke përplasur pjesën e pasme të kokës në rrethimin e fushës.
Pas goditjes, i riu humbi ndjenjat dhe u transportua në repartin e terapisë intensive të spitalit të Kavallës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë mëngjesin e së martës, më 29 shtator.
Hetim për rrethanat e vdekjes
Përveç mënyrës se si ndodhi dëmtimi, hetimet janë përqendruar edhe te përshtatshmëria dhe kushtet e sigurisë së stadiumit ku zhvillohej ndeshja.
Policia e Thasos, në koordinim me Prokurorinë e Kavallës, po verifikon nëse fusha plotësonte standardet e përcaktuara të sigurisë dhe nëse kishte të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për zhvillimin e ndeshjeve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skandali me Vjosa Hysenin/ Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH

Arrestohen dy persona në Tiranë për zjarrvënie, njëri theu masën e sigurisë

Iu kapën 1.1 kg kanabis gati për shitje, armë dhe para, në kërkim 40-vjeçari

Plas sherri në burgun grek/ Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve

Vendimi i Apelit të Posaçëm, Bakalli dhe Loci mbeten të dënuar për trafik droge





