Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani
AKTUALITET

Skandali me Vjosa Hysenin/ Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH

P
Piranjat30 September 2026, 13:25 · 4 min lexim
Skandali me Vjosa Hysenin/ Çuçi: Këshilli i Sigurisë

Çështja e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pritet të rikthehet për diskutim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi SHISH të përfundojë një auditim të thelluar për të verifikuar nëse situata e krijuar ka sjellë pasoja në funksionimin e institucionit. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes ku u diskutuan zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë dhe masa e sigurisë ndaj Hysenit.

Çuçi tha se Presidenti e kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën, ku SHISH kishte paraqitur një informacion paraprak lidhur me situatën. Sipas tij, në atë mbledhje është kërkuar kryerja sa më shpejt e një auditimi të thelluar. “Në lidhje me këtë çështje, Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën dhe aty pati një informacion paraprak nga SHISH. Po në Këshill u la detyra që të bëhet sa më shpejt një auditim i thellë në lidhje me ndonjë pasojë të mundshme, nëse ka, për funksionimin e SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet edhe më gjerësisht pasi të jetë bërë ky auditim”, deklaroi Çuçi.

Kreu i Komisionit të Sigurisë sqaroi se auditimi do të kryhet nga vetë SHISH, në funksion të informacionit që do t’i përcillet Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë, ai theksoi se edhe Kuvendi ka mekanizmat e tij të kontrollit mbi institucionet e sigurisë. Çuçi kërkoi që fillimisht të lihet Prokuroria të përfundojë hetimet për rolin e ish-drejtoreshës së SHISH, përpara se institucionet politike të ndërmarrin hapa të tjerë.

“Edhe komisioni ynë ka një rol në këtë aspekt, por duhen ndjekur të gjitha hallkat shtetërore dhe së pari duhet lënë Prokuroria të hetojë deri në fund përfshirjen e ish-drejtoreshës së SHISH në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë ose jo. Pasi të kemi një qetësim të situatës, edhe ne kemi instrumentet tona për të thirrur për të raportuar institucionet e sigurisë për këtë çështje. Ta bëjë Prokuroria e qetë punën e saj dhe të kalojmë këto filtra të informacionit që vijnë nga një institucion kaq i rëndësishëm siç është SHISH dhe pastaj jemi dhe ne. Me kohën do të sqarohen të gjitha përgjegjësitë e secilit, qoftë penale, qoftë administrative”, u shpreh ai.

Çuçi foli edhe për një nismë të opozitës lidhur me këtë çështje. Sipas tij, është paraqitur nga Partia Demokratike një kërkesë për mocion, e cila pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryetarëve. “Për sa i takon iniciativave politike, jam informuar që PD ka bërë një kërkesë për mocion për këtë çështje dhe kjo çështje mendoj që do të diskutohet në mbledhjen e Kryetarëve, që në dijeninë time është lënë për nesër”, përfundoi Çuçi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.