Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike të ndarë në doza pranë institucioneve arsimore.
Në pranga ka rënë shtetasi E. C., banues në Durrës, i cili, sipas policisë, ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd dhe ndryshonte shpesh vendbanimin me qëllim shmangien e zbulimit dhe vijimin e aktivitetit të dyshuar të shitjes së drogës.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhjetëra doza të dyshuara kokaine dhe Cannabis Sativa, të përgatitura për shitje. Gjithashtu, u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte 27-vjeçari, i cili rezultoi se drejtohej pa leje.
NJOFTIMI I POLICISE
Librazhd/Finalizohet operacioni i koduar “Zhvendosja”. Goditet një tjetër tentativë për të shitur lëndë narkotike, në doza, në afërsi të shkollave. Ndryshonte vendbanimet e përkohshme në Librazhd, me qëllim shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit, arrestohet 27-vjeçari, banues në Durrës.
Vihet në hetim shtetasi që e shoqëronte, pasi kishte me vete mjet prerës. Sekuestrohen doza Kokaine dhe Cannabisi, automjeti që drejtonte i arrestuari, pa leje, si dhe mjeti prerës (thikë) dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, si rezultat i administrimit të shpejtë, në drejtimin e Prokurorisë, të një informacioni të siguruar në rrugë operative, finalizuan operacionin e koduar “Zhvendosja”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 27 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. T., 21 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, banues në Durrës, ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd, ku ndërronte shpesh njësinë e banimit, me qëllim shitjen e lëndëve narkotike, në doza, në afërsi të institucioneve arsimore. Gjatë kontrolleve fizike, 27-vjeçarit iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në dhjetëra doza, gati për shitje, ndërsa 21-vjeçarit që e shoqëronte iu gjet 1 mjet prerës (thikë). Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasi E. C., automjetin me të cilin lëvizte për të shpërndarë dozat, e drejtonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Alibia e Ulian Shpatarakut/ Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri…

Videot intime me artistet, tjetër kallëzim për Adi Hilën. Akuzë e re për kompozitorin, dëmtoi hard-diskun e sekuestruar si prove material...

5 mln euro nga mashtrimi me Call Center-a! Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me mbi 100 vite burg, 5 anëtarë të grupit të Bruno Çobos: Të...

Itali/ Vdekja e shqiptarit pas një aksidenti në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia

“Na kanë mbyllur rrugën e shtëpisë”/ Skandali në Shijak, toka rezulton shtetërore, por familjet nuk lejohen të kalojnë

Zjarri përfshin fshatin Bestrovë në Vlorë, tre vatra aktive dhe dëme të konsiderueshme në ullinj

Xhama të thyer në banesë. Dëme të shumta nga shpërthimi i bombolës në Roskovec





