Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja
AKTUALITET

“E dija që po filmoja, por nuk i publikova videot”/ Adrian Hila reagon për skandalin

P
Piranjat 1 October 2026, 13:55 · 3 min lexim
“E dija që po filmoja, por nuk i publikova videot”/ Adrian Hila

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka zbuluar detaje të reja nga hetimi i policisë për rastin e videove intime të publikuara në rrjet, ku i përfshirë është edhe kompozitori Adrian Hila.

Ajo tregoi se katër nga viktimat janë thirrur për të deklaruar në polici, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk e kanë të mundur.

Gjithashtu, policia ka nisur hetimin për katër vepra penale.

“Nuk është marrë ende në pyetje zyrtarisht nga policia. Është bërë një kërkesë për të. Komunikimi ka qenë jo zyrtar, me agjentët e Krimit Kibernetik, që e kanë ftuar të japë përgjigje në lidhje me rastin.

Ai është shprehur i gatshëm, ka falënderuar policinë dhe ka thënë se është viktimë. Ai ka thënë se videot nuk i ka nxjerrë vetë, duke konfirmuar që ka qenë në dijeni për kamerën e fshehtë, por nuk ishte në dijeni që videot janë shpërndarë në internet.

Policia e Tiranës pritet ta marrë në pyetje imtësisht kompozitorin., nga ana tjetër janë kontaktuar edhe katër nga personat e shfaqur në video. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike, ndërsa dy të tjerat kanë kërkuar kohë dhe do të paraqiten për të dëshmuar për gjithçka që i lidh ato me videot që janë virale.

Policia e Tiranës ka nisur hetim lidhur me katër vepra penale. “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Nga komunikimi që policia ka pasur, nuk është thënë në asnjë moment që do të paraqitet për të bërë denoncim, vetëm deklarime në lidhje me rastin. Nuk ka dhënë një kohë konkrete se kur do të paraqitet. Ka thënë që është i gatshëm të bashkëpunojë dhe pritet të paraqitet ditën e nesërme”, u shpreh gazetarja.

Nga ana tjetër, moderatorja Sidorela Gjoni tregoi se video është publikuar fillimisht në 9 dhjetor të vitit 2024 në një faqe për të rritur:

“Video është filmuar në 11 nëntor të vitit 2024 në një faqe për të rritur ku duhet të paguash me pagesë. Çfarë ndodhi? Pasi kjo u shfaq në mediat shqiptare, shikueshmëria është rritur, nuk është bllokuar. Efekti ka qenë bomerang dhe aspak shqetësues për autoritetet shqiptare që ta fshinin videon”. - TOP CHANNEL

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.