Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
AKTUALITET

Policia urdhëron që Ardian Hila të shoqërohet me forcë…

P
Piranjat 1 October 2026, 12:49 · 2 min lexim
Policia urdhëron që Ardian Hila të shoqërohet me

Policia e Tiranës ka kërkuar të marrë në pyetje kompozitorin Ardian Hila në lidhje me publikimin në internet të disa videove intime, të cilat dyshohet se janë regjistruar prej tij dhe më pas janë shpërndarë nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave të bëra publike, Hila është kontaktuar mbrëmjen e së mërkurës nga një hetues i njësisë “C” të Policisë së Tiranës dhe është ftuar të paraqitet në polici për të dhënë dëshmi si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Kompozitori ka deklaruar gjatë komunikimit me efektivët se nuk mundej për momentin të paraqitej, duke argumentuar se gjendja e tij psikologjike ishte rënduar pas publikimit të videove. Ai ka pretenduar gjithashtu se kamera e tij është hakeruar nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.

Pas refuzimit për t’u paraqitur në ambientet e policisë, një patrullë është dërguar në banesën e Hilës  në Tiranë me qëllim shoqërimin e tij. Megjithatë, efektivët nuk kanë gjetur asnjë person në banesë dhe janë larguar.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për rrethanat e publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime, duke verifikuar disa pista dhe përgjegjësitë e mundshme penale. Në kuadër të hetimit janë marrë në konsideratë katër vepra penale, ndërsa Ardian Hila është ndër personat që po verifikohen për rolin që mund të ketë në këtë ngjarje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.