Zjarri në Rinas/ TIA reagon pas incidentit: Shkëndija elektrike përfshiu tabelën reklamuese, flakët u izoluan në kohë rekord

Tiranë, 1 Tetor 2026 — Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton publikun dhe pasagjerët se sot, rreth orës 06:30 të mëngjesit, një tabelë reklamuese në ambientet e aeroportit është përfshirë nga flakët. Shkak për këtë incident është bërë një shkëndijë elektrike.
Menjëherë pas identifikimit të ngjarjes, u aktivizuan protokollet e emergjencës. Forcat e sigurisë dhe shërbimi zjarrfikës pranë Aeroportit të Rinasit ndërhynë në kohë rekord për të izoluar zonën e prekur, duke larguar përkohësisht pasagjerët pranë vatrës dhe duke fikur zjarrin me sukses.
Operimi në sportelet e check-in u ndërpre përkohësisht për disa minuta, por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale situata u rikthye plotësisht në normalitet brenda një kohe të shkurtër, pa sjellë ndikim në orarin e fluturimeve, të cilat po vijojnë sipas planifikimit.
Për të garantuar mbarëvajtjen e proceseve dhe për të mos krijuar radhë, u morën masa të menjëhershme operacionale duke shtuar numrin e sporteleve të regjistrimit (Check-In) në shërbim të udhëtarëve.
Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve tanë mbetet prioriteti ynë absolut.
Lexo edhe
AKTUALITET
Policia urdhëron që Ardian Hila të shoqërohet me forcë…

I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari

Momente paniku te Kthesa e Kamzës, autobusi i linjës Vorë-Tiranë përplaset me bordurën dhe përfundon në trotuar

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali me videot intime, dy personazhe publike vihen në dispozicion të policisë! Kompozitori nesër para OPGJ, kush janë dy VIP-at që re...

Shtyhet për 15 tetor seanca ndaj Metës e Kryemadhit, Meta: Konflikti me avokatët është i stisur

Dyshohet se i dërgonte mesazhe erotike nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin 60-vjeçar

“Kamera është kjo?”, njëra nga viktimat e dalloi, gazetari tregon se si Adi Hila e mashtroi këngëtaren: Është alarm





