Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak “11 profesorë vendosën largimin e saj nga Senati Akademik”, studentja e mjekësisë Klea Veli denoncon vendim... Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë...
AKTUALITET

Pasi spastroi banorët e Kolonjës, Fortis Construction merr leje për parqe diellore në Klos dhe Vaun e Dejës

P
Piranjat 4 October 2026, 12:59 · 3 min lexim
Pasi spastroi banorët e Kolonjës, Fortis Construction merr leje

Pas parkut fotovoltaik 62 megavat në Taç të Kolonjës, kompania turke Fortis Energy & Construction ka marrë lejen e ndërtimit për një tjetër park po me këto përmasa. Këtë herë në veri të vendit.

Në mbledhjen e 17 korrikut të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe ujit miratoi lejen për një park fotovoltaik me kapacitet 62 megavat në Bashkinë Klos për llogari të Fortis Construction.

Kompania turke, e cila mbiu në Shqipëri nga hiçi, tashmë është shndërruar në një nga lojtarët më agresivë në tregun e energjisë diellore. Në fillim të vitit 2024 ajo mori mbi 30 hektarë toka me qira qesharake nga Bashkia e Vaut të Dejës, përmes një ankandi pa garë.

Oferta e Fortis ishte e vetmja në katër lotet e ankandit duke rezultuar automatikisht fituese. Si rezultat, kompania turke arriti të shtierë në dorë, sipërfaqe masive me çmimin qesharak prej 1.8 euro për metër katrorë në vit.

Fortis Energy and Construction sh.p.k. është një kompani e themeluar në Shqipëri në qershor 2021, me pronësi 100% të shtetasit turk Mehmet Burak Uçkardes, i cili rezulton edhe administrator i saj.

Sipas të dhënave të regjistruara, kompania ka si objekt kryesor të veprimtarisë konsulencën, projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e centraleve për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, përfshirë impiantet fotovoltaike dhe eolike.

Por projektet e kësaj kompanie në Shqipëri janë duke shkaktuar pasoja të rënda sociale. Parku fotovoltaik që ajo po ndërton në Taç të Kolonjës, u kundërshtua fuqishëm nga banorët e kësaj zone për shkak se u mori atyre kullotat e bagëtive.

Pavarësisht protestave të mëdha të banorëve dhe padive që ata kanë bërë për këtë çështje, projekti u miratua dhe tani është duke u ndërtuar.

Miratimet e dyshimta të lejeve dhe parqeve për këtë kompani janë një indicie e fortë për organet e ligjit që të hetojnë. Dhe këtë e kanë shumë të thjeshtë. Mjaftojnë të gjurmojnë se si po lëvizin paratë nga Fortis në Shqipëri./Kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.