Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
AKTUALITET

EMRAT/ Revolta në burgun e Pisas, kush janë shqiptarët organizatorë dhe ai që e transmetoi live në Tik Tok

P
Piranjat 3 October 2026, 23:05 · 2 min lexim
EMRAT/ Revolta në burgun e Pisas, kush janë shqiptarët

Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak ditë më parë, dhe transmetimit të saj live në Tik Tok.

Mediat Italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarët Ilber Arshi, 39 vjeç, Andea Petroniq, 43 vjeç, dhe Daniel Myrtaj, 24 vjeç, ky i fundit edhe autor i transmetimit live në TikTok. Ai  akuzohet dhe për përdorim të paligjshëm të telefonit celular brenda institucionit. Personi i katërt, është kolumbiani Jerson German Bolanos, 39 vjeç.

Akuzat ndaj tyre janë se ‘drejtim i revoltës brenda burgut'. Sipas akuzave, ata kanë organizuar revoltën në burgun Don Bosco të Pizës. Të katër akuzohen gjithashtu për dëmtim të pronës, pasi kanë shkatërruar një pjesë të madhe të sektorit ku ndodheshin qelitë e tyre. Aktualisht ata janë transferuan menjëherë në institucione të tjera penitenciare në Toscana.

Në revoltën që ndodhi më 1 tetor, morën pjesë edhe 16 të burgosur të tjerë, të cilët tashmë janë identifikuar, ndërsa të tjerë janë ende në proces identifikimi. Sipas gjyqtarit për hetimet paraprake, Domenico Vatrano, ata kanë kryer akte dhune, kërcënime dhe rezistencë ndaj urdhrave të dhënë nga Policia Penitenciare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Revolta nisi rreth orës 19:00 dhe pati edhe përplasje mes disa të burgosurve dhe efektivëve të Policisë Penitenciare. Brenda burgut ndërhynë disa ambulanca për t'u ardhur në ndihmë personave që kishin nevojë.

Transmetimi në rrjetet sociale

Gjatë transmetimit live në rrjetin social, të burgosurit, me fytyra të zbuluara dhe pa shenja të dukshme dhune, alternuan deklaratat në gjuhën italiane dhe shqipe. Ata pretenduan se ishin 'rrahur me shkopinj gome' dhe se kishin 'të drejtën të mos përgjohemi dhe të mund të flasim lirshëm ndërsa jemi në qeli, pa pasur frikë se po përgjohemi', shkruan media italiane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.