Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës?
AKTUALITET

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

P
Piranjat 3 October 2026, 20:12 · 2 min lexim
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe

Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma të njëjta gastrointestinale, kanë marrë ndihmë mjekësore në Korçë pas ushqimit që kanë marrë në të njëjtin kopsht.

Për ngjarjen, Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj mjekes së Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe drejtoreshës së kopshtit.

Sipas Policisë, mjekja nuk ka njoftuar autoritetet për paraqitjen e fëmijëve me simptoma të ngjashme. Ndërsa drejtoresha dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional për kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset:

E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë;

M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital.

Procedimi penal filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur në spital 6 fëmijë nga i njëjti kopsht, me simptoma të njëjta gastrointestinale, dhe mjekja nuk ka njoftuar Policinë.

Ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.