Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

EMRI/ Shiste kanabis me përqindje të lartë THC-je, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras

P
Piranjat23 September 2026, 09:49 · 2 min lexim
EMRI/ Shiste kanabis me përqindje të lartë THC-je, arrestohet

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi shiste lëndë narkotike në doza në Mamurras. Në pranga është vënë Denis Shytaj.

Sipas policisë, të riut iu gjetën 338 doza kanabisi, një pjesë e tyre në trajtë gelato (me përqindje të lartë THC-je), sasi e kësaj lënde narkotike, sasi e lëndës narkotike Kokainë, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet. Droga u gjet e fshehur në një objekt të improvizuar.

“Specialistët e seksioneve për Hetimin e Narkotikëve dhe për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar “Target 4”, gjatë të cilit, pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, u dokumentua veprimtaria kriminale e një shtetasi, në fushat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike.

Konkretisht, u arrestua shtetasi D. Sh., 26 vjeç, banues në Mamurras.

Nga hetimi dhe ndjekja intensive e këtij rasti, në hyrje të qytetit, në një objekt të improvizuar, u gjetën të fshehura nga 26-vjeçari, dyshohet me qëllim shitjen në Mamurras, 194 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 144 doza të kësaj lënde në trajtë gelato me përqindje të lartë THC-je, sasi e së njëjtës lëndë, sasi e lëndës narkotike Kokainë dhe 2 peshore elektronike”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.