Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Masa e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe "pezullimi nga detyra"/ Mediat ndërkombëtare jehonë, raportojnë për goditjen ndaj ish-shefes së SHISH

P
Piranjat23 September 2026, 08:19 · 2 min lexim
Masa e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe "pezullimi

Masa e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe pezullimi nga detyra i ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Gazeta italiane ANSA ka raportuar për rastin, duke shkruar se është lëshuar mandat arresti për drejtoreshën e shërbimeve sekrete shqiptare, Vlora Hyseni.

Sipas ANSA-s, masa është dhënë nga GJKKO në kuadër të hetimeve ndaj sipërmarrësit Ergys Agasi, i lidhur me hetimet për korrupsion në tenderët e AKSHI-t. ANSA raporton se urdhri nuk u ekzekutuar menjëherë, pasi Hyseni rezultonte jashtë vendit, por disa orë më vonë ajo u ndalua në pikën kufitare të Morinës.

Agjencia italiane shkruan se ajo dyshohet për zbulim të sekreteve shtetërore, ndërsa në kuadër të të njëjtit hetim është kontrolluar edhe banesa e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Është lëshuar një urdhër arresti ndaj drejtoreshës së Shërbimeve Sekrete shqiptare, Vlora Hyseni, me origjinë nga Kosova. Masa e sigurisë është lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një hetimi ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i përfshirë në një rast korrupsioni lidhur me tenderët e Agjencisë Shtetërore për Sistemet Informatike.

Agasi, i cili kishte qenë në arrati për disa muaj, u arrestua gushtin e kaluar. Urdhri i arrestit ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar, pasi ajo rezulton të jetë jashtë vendit. Sipas mediave, ajo dyshohet për “zbulim të sekreteve shtetërore”.

Hetimi ka përfshirë edhe ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, banesa e të cilit është kontrolluar dhe nga i cili është sekuestruar edhe telefoni. Ndaj tij nuk është vendosur asnjë masë sigurie. Në pranga ka përfunduar ndërkohë drejtuesi i laboratorit të policisë shkencore dhe një kriminalist. Për këtë çështje ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka zhvilluar hetimet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.