Po transportonin 6 emigrantë drejt kufirit me Greqinë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi u kapën duke tentuar të transportonin kundrejt pagesës gjashtë emigrantë të huaj, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin për të vijuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Në pranga ranë shtetasit A. D., 50 vjeç dhe F. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën në vendin e quajtur “Pagane”, pranë vijës kufitare me Greqinë, ndërsa ishin me dy automjete me të cilat, sipas Policisë, do të transportonin kundrejt pagesës gjashtë emigrantët.
Gjashtë shtetasit e huaj, nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, u proceduan penalisht, pasi rezultoi se kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, duke kaluar kufirin tokësor me Greqinë.
Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi edhe dy automjetet që do të përdoreshin për transportimin e emigrantëve. Hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe të veprimtarisë së personave të përfshirë vijojnë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Masa e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe "pezullimi nga detyra"/ Mediat ndërkombëtare jehonë, raportojnë për goditjen ndaj ish-shefes së SH...

“Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë...

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama

Krimi që tronditi Austrinë/ E mbyti dhe e goditi me thikë ish-partneren, dyshime nëse 32-vjeçarja ishte…

Blerjet e valutës dhe kredia, rritja e ofertës së parasë shënoi rekord të ri në korrik

Dhjetë vjet burg, shtatëmbëdhjetë vjet me Homerin: Letra prekëse e At Gjon Shllakut për Enver Hoxhën që të shpëtonte Iliadën

Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan





