Gara për KLGJ-në, nesër vendoset për tre anëtarët e rinj! Ja kush janë kandidatët

Tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor pritet të zgjidhen ditën e nesërme, më 25 shtator, pas procesit të nisur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve. Votimi do të përcaktojë përfaqësuesit e tre niveleve të sistemit gjyqësor: Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit dhe gjykatave të shkallës së parë.
Për vendin që i takon përfaqësimit të Gjykatës së Lartë, në garë janë gjyqtarët Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni. Ndërsa për përfaqësimin e gjykatave të apelit kandidojnë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj.
Gara për një nga vendet që gjykatat e shkallës së parë është mes tre kandidateve: Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho. Procesi i zgjedhjes do të zhvillohet gjatë mbledhjes së parashikuar për 25 shtator.
Ndërsa në përfundim të votimit do të përcaktohen tre gjyqtarët që do t’i bashkohen përbërjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke përfaqësuar përkatësisht Gjykatën e Lartë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ 63-vjeçari i intubuar te Trauma. Çfarë ndodhi në Sarandë një javë më parë që u mbajt e fshehtë nga policia

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

Zbulohet portreti i Shpëtim Aliut, "kumbari" që furnizonte grupet kriminale me drogë u arrestua në Rusi

SafeJournalists: Deklarata e Hysenit ndaj Klodiana Lalës ngre shqetësime për mbikëqyrjen e gazetarëve

SKANDAL/ Po filmonte protestën, efektivi i rrëmben nga dora telefonin qytetares

Sarandë/ Grabitet banesa në fshatin Shelegar, hajdutët shfrytëzuan largimin e familjes në një dasmë! Morën miliona lekë

Ish-shefja e SHISH në "arrest shtëpie", si e komenton ambasadori italian në Shqipëri?

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca nga policia: Po raportonte nga protesta! Të lirohet men...





