EMRI/ I riu shqiptar humb jetën në fushën e futbollit, Autoritetet marrin vendimin e papritur

Vdekja tragjike e 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana në një fushë futbolli në Thasos të Greqisë nxiti reagimin e menjëhershëm.
Bashkia e Kavalës ka vendosur mbylljen pa afat të fushave të futbollit nën administrimin e saj, deri në përfundimin e kontrolleve të sigurisë.
I riu, i njohur si “Ani”, humbi jetën gjatë një ndeshjeje futbolli. Teksa ndiqte topin jashtë vijave të fushës, ai u përplas me pjesën e pasme të kokës në një mur pranë tribunave. Goditja rezultoi fatale.
Pas ngjarjes, autoritetet pezulluan lejet për ndeshje dhe stërvitje, përfshirë aktivitetet sportive të fëmijëve. Inspektimet do të përqendrohen te përmasat e fushave dhe distancat mes vijave të lojës dhe mureve apo pengesave të tjera të rrezikshme. Fushat do të rihapen vetëm pas përfundimit të verifikimeve dhe ndërhyrjeve të nevojshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Mjeti shpërthen në lëvizje, dy të plagosur rëndë në Gjirokastër

Protesta/ Tre policë tërheqin zvarrë një grua dhe e arrestojnë!

Qytetarët mbërrijnë te “Blloku i Sigurisë”, thirrje në mbështetje të protestuesit të ndaluar: Lironi Turin!

Loja me tenderin e Spitalit të Korçës dhe Matit/ Kreu i Prokurimeve dhe Gjyshi ‘gjobisin’ shqiptarët me 1.5 mln euro për dy biznesmenët...

Vrasja do kryhej në mëngjes, objektivi u prishi planet/ Detajet e atentatit të dështuar në Lezhë

BIRN ‘zbërthen’ Ergys Agasin: Nga zyrtar ministrie në biznesmen me pasuri marramendëse, si u bë ‘koordinator’ me ndikim në majat e pushte...

Veliaj rimerr kompetencat, Rama i heq Bashkisë së Tiranës “llokmën” e tenderave të Rindërtimit

Shqiptari gëlltit doza kokaine për t’i shpëtuar kontrollit të policisë, arrestohet





