EMRAT/ Mjeti shpërthen në lëvizje, dy të plagosur rëndë në Gjirokastër

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen 18 Shtatori pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, kur një automjet është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë, mjeti që dyshohet se ishte me impiant gazi ka shpërthyer. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë, drejtuesi i mjetit Beqir (Cilo) Devolli dhe pasagjeri Rigers Mera.
Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin “Omer Nishani” ku ndodhen në gjendje të rëndë. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.
Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit
/PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta/ Tre policë tërheqin zvarrë një grua dhe e arrestojnë!

Qytetarët mbërrijnë te “Blloku i Sigurisë”, thirrje në mbështetje të protestuesit të ndaluar: Lironi Turin!

Loja me tenderin e Spitalit të Korçës dhe Matit/ Kreu i Prokurimeve dhe Gjyshi ‘gjobisin’ shqiptarët me 1.5 mln euro për dy biznesmenët...

Vrasja do kryhej në mëngjes, objektivi u prishi planet/ Detajet e atentatit të dështuar në Lezhë

BIRN ‘zbërthen’ Ergys Agasin: Nga zyrtar ministrie në biznesmen me pasuri marramendëse, si u bë ‘koordinator’ me ndikim në majat e pushte...





