Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
AKTUALITET

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

P
Piranjat26 September 2026, 17:58 · 4 min lexim
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur me litar në mjediset e dusheve në burgun e Reçit.

49-vjeçari nuk ka folur me askënd lidhur me këtë veprim duke zgjedhur që t’i japë fund jetës. Agron Llapushi i lindur në fshatin Holtas dhe banues në Çekin të Gramshit, në vitin 2015 vrau bashkëshorten e tij Alketa Llapushi.

Sapo u kthye nga emigrimi në Greqi, asokohe 39 vjeç Llapushi në një arë në Gramsh mbyti bashkëshorten me duar dhe litar duke e lënë të vdekur në vend.

Çifti në fjalë janë prindër të dy fëmijëve që sot janë 20 dhe 19 vjeç ndërsa asokohe ishin ende të vegjël.

Agron Llapushi nuk kishte takime me familjar apo të afërm. Ka patur vetëm një takim në vitin 2023, 8 vite pasi është dënuar dhe një tjetër në vitin 2025. Gjatë gjithë periudhës tjetër, askush nuk e ka takuar 49-vjeçarin.

Pas ngjarjes së rëndë, Agron Llapushi u dorëzua në polici dhe pranoi krimin e rëndë të kryer.

Prokuroria për Krime të Rënda asokohe kërkoi burg përjetë për shtetasin Agron Llapushi por Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi me 24 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal. Vendimi mori formë të prerë me datë 10.12.2015 ndërsa ishte arrestuar 8 muaj më parë, me datë 01.04.2015.

Rrëfimi i të dënuarit Agron Llapushi pas ngjarjes

Vetë i dënuari që i dha fund jetës, pranoi krimin dhe theksoi se ngjarja erdhi si pasojë e debateve për gjendjen e vështirë ekonomike.

“Jam martuar me Alketa Llapushin që nga viti 2001 dhe kemi dy fëmijë të moshës 10 dhe 9 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen dua të deklaroj se kam vite që punoj si emigrant në Greqi në qytetin e Verias.

Para një viti unë kam pasur çrregullime mendore dhe kam kaluar në depresion, ku në disa raste me ka vajtur mendja të vrisja veten. Po kështu para një viti kam bërë një vizitë tek një psikolog në Elbasan me emrin Enrik.

Unë kam 4 ditë që kam ardhur nga Greqia dhe në fshatin ku unë banoj në Çekin jam në kushte të vështira ekonomike, ku unë jetoj bashkë me nusen time dhe dy fëmijët në një dhomë të vetme.

Sot unë kam shkuar në mëngjes për të punuar në një tokë larg shtëpisë në vendin e quajtur “Mhalla e Lepurit ” dhe atje në punë e sipër jam konfliktuar me Alketën, dhe gjatë konfliktit unë e kam shtrënguar me duar në fyt derisa ajo ka humbur ndjenjat.

Pas kësaj kam shkuar në shtëpi dhe kam lajmëruar me telefon vëllain tim Alfredin dhe me pas kam shkuar dhe jam dorëzuar në polici. Marrëdhëniet në përgjithësi me Alketën, i kam pasur të mira nuk kemi pasur probleme. As vetë nuk e di si ndodhi… “

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.