EMRI/ Arrestohet në Itali 37 vjeçari shqiptar, i dyshuar për ndërmjetësim vrasjeje

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët italianë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “The Wanted”.
Në Asti të Italisë është kapur shtetasi Aldo (Aleksander) Baho, 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohet se ka ndërmjetësuar për një vrasje të mbetur në tentativë në kuadër të një grupi kriminal të strukturuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
U arrestua në Itali, shtetasi Aldo (Aleksander) Baho.
Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”, në bashkëpunim me homologët italianë.
Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar për ndërmjetësim për një vrasje të mbetur në tentativë.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe shërbimeve të GdF-së në Pisa, Itali, u kap në Asti, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.) B., 37 vjeç, lindur në Elbasan.
Më datë 29.09.2026, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Në vitin 2022, shtetasi A.(A.) B. dyshohet se në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., krim i cili mbeti në tentativë.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bashkëpunim mes Policisë dhe autoriteteve amerikane, arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge

Shpërthim tritoli në Bathore, dëmtohet muri i një banese dhe një makinë

Reshjet e shiut krijojnë probleme në Qarkun Kukës, rënie gurësh në disa akse

Babai në burgjet titiste, i biri në burgjet komuniste/ Historia e kosovarit Muharrem Mazreku, 13 vjet në Burrel dhe 7 vjet pa parë familj...

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove





