Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Korrupsioni dhe pushteti në Shqipëri, gazetarja zbulon prapaskenat e dokumentarit austriak

P
Piranjat23 September 2026, 21:03 · 3 min lexim
Korrupsioni dhe pushteti në Shqipëri, gazetarja zbulon prapaskenat e

Gazetarja Lindita Çela ka dhënë detaje mbi dokumentarin investigativ austriak që pritet të publikohet së shpejti dhe që fokusohet te korrupsioni dhe zhvillimet politike në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV, Çela tha se dokumentari ndodhet aktualisht në fazën e editimit, ndërsa paralelisht po kryhet edhe kontrolli i fakteve.

Sipas saj, bëhet fjalë për një produksion investigativ të ndërtuar mbi dokumente, dëshmi dhe një proces të gjatë verifikimi.

Çela shpjegoi se e njeh personalisht regjisorin e dokumentarit dhe vlerësoi qasjen e tij ndaj evidencave dhe fakteve.

“Unë besoj se është në proces të editimit, por edhe të kontrollit të fakteve sepse është një dokumentar investigativ. Nuk është të themi një intervistë apo dy intervista, katër intervista. Është siguruar me aq sa unë di për shkakun sepse të themi regjisorin e njoh, kemi marrëdhënie miqësore, ia njoh punën e tij, di sa skrupuloz është në raport me evidencat, me faktet, por edhe me tregimin e një historie.

Dhe ajo që e ka bindur për të bërë një dokumentar, për t’u përfshirë në një dokumentar në Shqipëri, është pikërisht, gjykoj unë ose sa kam komunikuar, është ajo narativa që është thënë të themi në 5 vitet e fundit. Ndoshta që kur patëm rastin e parë të arrestimit të Saimir Tahirit. Ju kujtohet që në fillimisht zoti Tahiri asokohe dha dy-tre deklarata dhe më pas u pranua të dënohej për shpërdorim detyre, ranë të gjitha akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, mbushjes së Shqipërisë, sepse në qoftë se para 2014-ës ne kishim Lazaratin, po 2015-2016 e tutje u mbush gjithë Shqipëria, nuk u fol më.

Pastaj kemi dëgjuar zotin Ahmetaj që del dhe thotë që shiko se vendimi apo urdhëri për të mbushur Shqipërinë me kanabis ishte marrë nga kryeministri dhe të paktën sa kam dëgjuar në televizionin tuaj intervistën, ai thotë që ka pasur edhe debat me kryeministrin. Pastaj kemi pasur ministra të tjerë, po nis në nivelin e ministres në sektorë si shëndetësia, arsimi, mjedisi, e të tjera e të tjera.

Dhe sërish narativa e thënë apo justifikimi pa u futur… dhe debati apo beteja që kryeministri ka patur qoftë edhe me drejtësinë, sepse ka një standard të dyfishtë. Në momentin kur ishte nën akuzë zonja Balluku dhe tani kemi sërish një qasje tjetër të kryeministrit që i mbron dhe më pas thotë që ajo historia që të gjithë hanë dardha pas shpinës së tij.

Unë mendoj që fokusi i gazetarëve apo dhe regjisorit, mendoj që ata persona që janë nën akuzë nuk kanë ngrënë dardhat, kanë ngrënë një bisht të vockël nga dardha në qoftë se do e vazhdojmë këtë lloj narative”, tha Çela.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.