Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SecuriMeter 2026: Perceptimi mbi korrupsionin rritet në Shqipëri, bie në Rajon E premte “e zezë”/ Nga lekët tek tradhtia, për këto shenja gjithçka kthehet përmbys! Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak
AKTUALITET

Policia ndalon burrin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Fetah Mataj

P
Piranjat 5 October 2026, 16:47 · 1 min lexim
Policia ndalon burrin e ish-drejtoreshës së Postës së

Policia e Durrësit ka ndaluar sot Fetah Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare Filiali Durrës, Eliabeta Mataj. Pak kohë më parë ai u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës. Bëhet me diaje se ai është ndaluar nga krimi ekonomik.

Një ditë më parë, policia vuri në hetim edhe djalin e tij, pasi goditi një punonjës policie. Djali i Mataj së bashku me bashkëmoshatarin e tij 18 vjeç kanë goditur me grusht efektivin 25-vjeçar pas një konflikti në lagjen nr.6, Durrës.

Elisabeta Mataj akuzohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet dhe për këtë ajo ka qëndruar vetëm 2 muaj në qeli. Ajo u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie më 25-shtator. Nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, është zbuluar se Mataj, largohet nga zyra me thasë të zinj, në të cilat ndodheshin sasi të mëdha parash.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.