Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

‘Marrëdhënia e tyre po përpiqet të shitet si histori rozë’, Tela: Ja çfarë i ka kërkuar Agasi shefes së SHISH

P
Piranjat23 September 2026, 18:03 · 2 min lexim
‘Marrëdhënia e tyre po përpiqet të shitet si histori

Teksa në media kanë rrjedhur informacione, lidhur me dosjen Agasi-Hyseni, për gazetarin Andi Tela, i gjithë materiali po përpiqet të serviret si një histori rozë mes Agasit dhe ish drejtoreshës së SHISH.

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, Tela tha se nga dy faqet e nxjerra nga SPAK, krijohet ideja sikur drejtoresha e SHISH ka një të dashur që kërkon ta ndihmojë.

Pavarësisht se vetë Vlora Hyseni e ka cilësuar Ergys Agasin si një bashkëpunëtor të SHISH, për Telën është e pamundur që një drejtuese institucioni të mbajë kontakte me një bashkëpunëtor, ndërsa kjo u takon drejtorive operative.

Sipas Telës, Ergys Agasi i ka kërkuar drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni të përgjojë personazhe të tjerë për llogari të tij.

"E kam parë informacionin, janë materiale formati A4, dhe informacioni i shpërndarë sot është info e dy faqeve. Është servirur sepse në këto faqe mbizotëron historia rozë Hyseni-Agasi, dy të dashuruar që komunikojnë 70 thirrje, në një aplikacion të zakonshëm. Ka 508 komunikime, foto, videocall dhe kemi 3-4 sms që SPAK ka zgjedhur t’i fusë në këto faqe.

Krijohet ideja se kemi drejtoreshën e SHISH që ka një të dahhsur e do ta ndihmojë. Në makinë e Agasit janë gjetur 9 faqe të shkresave të SHISH dhe për këtë është pyetur Hyseni, e pyetur për raportin me Agasin, e ka cilësuar një bashkëpunëtor.

Drejtoresha e SHISH s’duhet të ketë kontakte me bashkëpunëtorin, janë njësitë operative. Pjesa tjetër e sms të bën të kuptosh që ka raport të ngushtë, telefonata të përditshme dhe mund të shitet si raport rozë. Kështu u servir në momentet e para, është raport mes 2 partnerëve. Në hetimet e SPAK ka momente ku Agasi i kërkon Hysenit të përgjohen personazhe të tjerë për llogari të tij", tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.