“Rama jep dorëheqjen”/ Protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë

Vijon sot në kryeqytet protesta e 116-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së përditshme, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen në Tiranë si çdo pasdite, për të vijuar më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Protesta pritet të zhvillohet me fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve, përpara nisjes së marshimit.
Gjatë tubimeve të fundit janë përsëritur thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën”, “Shteti ka rënë”, “arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe për ndryshimin e mënyrës së përfaqësimit politik. Një tjetër thirrje e përsëritur gjatë marshimeve ka qenë “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, me organizatorët që kërkojnë pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare.
Në fjalimet e ditëve të fundit janë trajtuar edhe çështje të tjera politike, përfshirë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, mënyrën e përfaqësimit në Kuvend, Reformën Territoriale, zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike.
Organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe marshimeve në kryeqytet. Sipas tyre, qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestohet polici në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

“Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika”/ Gazetari: SPAK pritet të hetojë vilën e tretë të saj

“Bela me Taon janë shokë, do bëhet kryetar Kuvendi”, zbardhen SMS-të mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit në dosjen e SPAK

Ky është 50-vjeçari që humbi kontrollin e motorit, u rrëzua dhe vdiq në Lezhë, la pas gruan, dy djem e dy vajza

28 thirrje pa përgjigje dhe 25 të refuzuara, Ergys Agasi nuk i hapte telefonin Vlora Hysenit, SPAK zbardh bisedat në "Signal": Ka dhe tel...

"Djali im mbeti pa baba" - I shoqi u vra gjatë një grabitje në Itali, flet partnerja e tij: Nuk ekzistojnë njerëzit e mirë dhe të këqij...

Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe/ Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

Tentuan të transportonin 5 emigrantë kinezë drejt Greqisë me taksi, procedohen dy persona në Sarandë





