Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Elvis Shkambit

Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar sot Elvis Shkambit akuzën për “vrasje të funksionarëve publikë për shkak të detyrës”. Ky komunikim ka ardhur në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se mbyllja e hetimeve për ngjarjen i është komunikuar sot Shkambit, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa, xhaxhait të Elvis Shkambit, Gjon Shkambit akuza do t’i komunikohet ditën e hënë.
Gjithashtu Elvis Shkambi përballet me akuzën për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, lidhur me plagosjen e dy personave, babë e bir, që ishin palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Më herët, Gjon Shkambi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për planet e nipit të tij dhe se nuk ka pasur dijeni se Elvisi do të ndërmerrte një veprim të tillë.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Vlora Hyseni ka tentuar të përçajë protestën”/ Aktivisti thirrje qytetarëve: Dilni në shesh të rrëzojmë Ramën

"Ramës i duket vetja pronar i Shqipërisë”/ Qytetarja: Ne me 120 mijë lekë pension, këta shtrihen në hotele luksoze

Aktivistja: Ka më shumë njerëz të Ramës në burg se në institucione! Të thirret nga drejtësia, të pyetet të hetohet dhe të arrestohet...

Goditet skema e kontrabandës në Kakavijë e Kapshticë, 4.1 milionë lekë detyrime dhe penalitete

FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 119-të: Besimi fitohet, nuk propagandohet

Si në filmat aksion/ Të rinjtë me “Audi” Q7 nuk iu binden Policisë për të ndaluar, përplasen me makinën e patrullës

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar

Tragjedia në Athinë, reagon Ministria e Jashtme: Ndajmë pikëllimin me familjet e viktimave





