Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
AKTUALITET

Si në filmat aksion/ Të rinjtë me “Audi” Q7 nuk iu binden Policisë për të ndaluar, përplasen me makinën e patrullës

P
Piranjat26 September 2026, 19:31 · 2 min lexim
Si në filmat aksion/ Të rinjtë me “Audi” Q7 nuk iu

Dy automjete tip “Audi Q7” nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe gjatë ndjekjes, u përplasën me patrullat përpara se të largoheshin me shpejtësi. Sipas informacioneve paraprake, operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme përgjatë aksit Kapshticë-Lozhan-Gramsh. Ai nisi në afërsi të Kapshticës, në Devoll, ku shërbimet e policisë konstatuan dy automjete “Audi Q7”, të dyshuara se po përdoreshin për transportimin e emigrantëve të paligjshëm. 

Pas ndjekjes nga policia, drejtuesit e mjeteve dyshohet se lanë rreth 15 emigrantë në afërsi të Lozhanit dhe vijuan lëvizjen në drejtim të Gramshit.

Në një postbllok të ngritur në Gramsh, dy automjetet u përplasën me patrullat e policisë, duke rrezikuar edhe punonjësit e shërbimit. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, drejtuesit vijuan largimin me shpejtësi. Më pas, të dy automjetet “Audi Q7” u gjetën të braktisura në dy fshatra të Gramshit dhe u sekuestruan nga policia. Ndërkohë, rreth 15 emigrantët u gjetën të fshehur në një përrua pranë fshatit Lozhan.

Policia ka identifikuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërsa një person i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë, strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Gramshit dhe Komisariatin nr. 5 të Tiranës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.