Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
AKTUALITET

Aktivistja: Ka më shumë njerëz të Ramës në burg se në institucione! Të thirret nga drejtësia, të pyetet të hetohet dhe të arrestohet

P
Piranjat26 September 2026, 20:04 · 3 min lexim
Aktivistja: Ka më shumë njerëz të Ramës në burg se

Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 119 ditë të revoltës qytetare. Protestuesit janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë në të cilën janë mbajtur fjalime. Aktivistja Sidorela Vatnikaj, ka marrë fjalën e saj në podium ku ka deklaruar se arsyet për të protestuar kundër qeverisë janë të forta dhe janë shtuar pas zbulimit të skandaleve të reja. Në fjalën e saj, ajo akuzoi qeverinë se është e lidhur me oligarkë dhe persona të përfshirë në çështje korrupsioni e krimi të organizuar, duke përmendur arrestimin e Ergys Agasit.

Sipas Vatnikaj, këto zhvillime tregojnë se shteti ka rënë dhe se kryeministri Edi Rama është i delegjitimuar. Ajo kërkoi që Rama të thirret nga drejtësia, të merret në pyetje dhe të hetohet për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar, ndërsa e mbylli deklaratën duke thënë se protesta zhvillohet për arrestimin e Ramës.

“Jemi mbledhur në këtë shesh edhe sot sepse arsyet që nxorën protestuesit janë legjitime dhe të forta për të protestuar kundër kësaj qeverie, por dita ditës rriten nga çdo skandal që zbulohet. Ashtu sic kishim dëgjuar që shteti është në duart e një grupi oligarkësh e kriminelësh, sot duke parë se si pjesa më e madhe e qeverisë Rama më të besuarit e tij janë o në arrest shtëpie o në burg, ose në arrati. Më të besuarit e tij janë të akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Dhe këto na bëjnë të dalim cdo ditë. Arrestimi i Ergys Agasit dhe arrestimi i zonjës që duhet të ishte në krye të institucionit më të rëndësishëm tregojnë se shteti ka rënë.

Kemi kryeministër të deligjetimuar, ka më shumë njerëz të tij në burg se në institucione.

Nuk kemi vetëm një kryeministër të deligjitimuar, por një kryeministër që ka qenë në dijeni për lidhjet me krimit. Sot Edi Rama duhet të thirret nga drejtësia, të pyetet të hetohet dhe të arrestohet, t’i kthehet shoqërisë shqiptare çdo e mirë publike që organizata kriminale që ka drejtuar Edi Rama i ka marrë shoqërisë. Sot jemi për hetimin dhe arrestimin e Ramës”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.