Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
AKTUALITET

Tragjedia në Athinë, reagon Ministria e Jashtme: Ndajmë pikëllimin me familjet e viktimave

P
Piranjat26 September 2026, 19:14 · 1 min lexim
Tragjedia në Athinë, reagon Ministria e Jashtme: Ndajmë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur ngushëllimet pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Athinë, ku një shpërthim i pasuar nga shembja e një ndërtese shkaktoi disa viktima.

Në reagimin zyrtar, MEPJ thekson se, sipas raportimeve, tre persona me origjinë shqiptare janë mes personave që humbën jetën.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave.

U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në pikëllimin e tyre dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

MEPJ thekson se tragjedia prek nga afër edhe Shqipërinë, ndërsa shpreh solidaritet me familjet e personave të prekur nga ngjarja.

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan”, shkruan Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.