Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve të posaçëm: Merrni audiopërgjimet e Arben Ahmetajt
Një protestë po mbahet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Qytetarët janë mbledhur pas deklaratave të f...
Një protestë po mbahet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Qytetarët janë mbledhur pas deklaratave të f...
Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se transportonin me autobusë sasi produktesh shtazore, mish dhe peshk, të kon...
Një oficer kontakti, pranë Ambasadës Austriake në Tiranë, ka kryer një vizitë pune në Prokurorinë e Tiranës,...
Nga Henry M. Rodríguez*, LA TERCERA *Doktor në Politika Publike nga Universiteti IEXE (Meksikë). Magjistër në Siguri Publike,...
Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjellë më pas ndër...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) i është drejtuar me një shkresë IEVP “Jordan Misja”, duke kërkuar informacion lidhur...
Prej pesë ditësh, zjarri vijon të përfshijë malin e Tërbunit në Pukë, duke shkaktuar dëme të mëdha n&eu...
Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar “Partn...
Veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë marrë një kthesë të papritur, t...
Prej dy ditësh, aktiviteti gjyqësor është pezulluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të ...
Shqipëria e ka identifikuar prej vitesh rritjen e rrezikut nga zjarret për shkak të ndryshimeve klimatike, por ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi masat për parandalimin dhe menaxhimin e tyre si dhe dobësitë e bashkëpunimit institucional.
Në fillim të shtatorit, qyteti bregdetar i Himarës u rrethua nga flakët që po digjnin ullinjtë në kodrat e zonës së Potamit. Turistë dhe banorë u evakuuan me urgjencë, ndërsa tymi pushtoi qytetin.
Një bilanc paraprak i autoriteteve vendore flet për dhjetëra rrënjë ullinjsh shekullorë të djegur si dhe disa shtëpi të shkrumbuara plotësisht.
Vatra të tjera zjarresh u shfaqën në fillim të këtij muaji në disa zona të vendit, kryesisht në kullota dhe pyje, ndërsa shifrat zyrtare flasin për mijëra hektarë tokë të prekur nga zjarret gjatë verës.
Vetëm gjatë muajve korrik-gusht, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) ka evidentuar 5,210.4 hektarë tokë të prekur nga zjarret në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të ofruara për BIRN, sipërfaqja më e madhe është regjistruar në qarkun Shkodër me 2,416 hektarë, e ndjekur nga Lezha me 1,278 hektarë, Dibra me 642.4 hektarë dhe Tirana me 631 hektarë. Në qarqet Durrës, Fier dhe Elbasan janë evidentuar respektivisht 105, 97 dhe 41 hektarë të prekur.
Megjithatë, kjo sipërfaqe nuk përbën bilancin përfundimtar të zjarreve në rang vendi.
ASIG sqaron se kjo shifër i referohet vetëm 14 zonave të matura me kërkesë të Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ndërsa procesi i matjes po vijon edhe për zona të tjera që janë prekur nga zjarret.
Në një matje të pavarur përmes një metodologjie të ngjashme, eksperti hapësinor pranë Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, FAO, Flavio Vata zbuloi mbi 6200 hektarë tokë të djegur deri më 18 gusht.
Diferenca nuk do të thotë domosdoshmërisht se njëra matje është e gabuar dhe se rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të imazheve satelitore, periudhës së analizuar, sipërfaqes minimale të zjarrit dhe kategorive të tokës që përfshihen në llogaritje.
Por e rëndësishme, sipas Vatës, është që shifrat të trajtohen nga institucionet “si një sinjal serioz për mënyrën se si menaxhojmë pyjet dhe territorin”.
Edhe ekspertja e mjedisit, Ornela Çuçi paralajmëron se përmasat e zjarreve nuk duhen lexuar vetëm përmes një shifre të vetme, por si një risk i përsëritur që kërkon marrjen e masave për parandalimin e tyre.
“Sinjali i alarmit nuk është vetëm numri 5,200. Është fakti që kemi një risk të përsëritur, me variabilitet të madh dhe me potencial për sezone ekstreme,” tha Çuçi.
Për ekspertin e mjedisit, Mihallaq Qirjo, vrojtimi mbi rastisjen dhe shkallën e përhapjes së zjarreve na dëshmon se ata janë intensifikuar gjysmën e dytë të muajit gusht.
“Është shtuar thatësira e tokës dhe temperatura e saj është rritur, pra kushte favorizuese për shkaktim dhe përhapje zjarresh dhe me gjithë përkeqësimin e situatës, ka zjarrvënie të reja,” konstatoi Qirjo.
Të papërgatitur për ndryshimet klimatike
Qeveria shqiptare e ka identifikuar rritjen e rrezikut nga zjarret si pasojë të pritshme të ndryshimeve klimatike në disa dokumente zyrtare. Në Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023–2030, theksohet fakti që modelet klimatike parashikojnë temperatura më të larta, periudha më të gjata thatësire dhe më pak reshje, veçanërisht gjatë verës, duke rritur frekuencën dhe ashpërsinë e zjarreve dhe duke zgjatur sezonin e tyre.
Në dokumente të tjerë për ndryshimet klimatike dhe planet kombëtare të përshtatjes ndaj tyre janë parashikuar masa që lidhen me parandalimin, monitorimin, paralajmërimin e hershëm, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe menaxhimin e riskut.
Edhe ekspertët vlerësojnë se ndryshimet klimatike janë një faktor i rëndësishëm në shkaktimin e zjarreve ose në përhapjen e lartë të tyre edhe kur ato shkaktohen nga njeriu. Megjithatë, ata konsiderojnë se institucionet kanë dështuar në marrjen e masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës.
Bazuar në analizat e tij si ekspert, Vata thotë se rritja e temperaturave, thatësira dhe deficiti i lagështisë po krijojnë kushte më të favorshme për zjarret ekstreme.
“Po hyjmë në një periudhë ku anomalitë ekstreme mund të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për menaxhimin e rrezikut,” thotë ai.
Ai vë në pikpyetje aftësinë e vendit për të përdorur kapacitetet që ka në dispozicion, siç janë teknologjitë satelitore dhe aksesin në sistemet europiane Copernicus/EFFIS, në integrimin e një sistemi të vetëm operacional që të lidhë parandalimin, monitorimin, paralajmërimin e hershëm, reagimin dhe rehabilitimin pas zjarrit.
Në këtë kuptim, shton Vata, “mendoj se objektivi nuk duhet të jetë thjesht të dimë sa hektarë janë djegur pasi sezoni ka përfunduar, por të dimë sa më shpejt se ku po fillon një zjarr, sa shpejt po përhapet, çfarë po prek, kush është i ekspozuar dhe ku duhet të ndërhyhet”.
Ai vë në dukje se dobësitë kryesore lidhen me nevojën për një qasje më të integruar ndaj zjarreve: parandalimin e rrezikut përmes identifikimit të zonave me risk të lartë dhe menaxhimit të vegjetacionit, monitorimin në kohë reale përmes integrimit të të dhënave satelitore optike dhe termike, ngritjen e sistemeve të hershme të paralajmërimit dhe lidhjen e informacionit satelitor me strukturat që marrin vendime dhe ndërhyjnë në terren.
Ornela Çuçi e vendos të njëjtin problem në planin e funksionimit institucional.
Shqipërisë, sipas saj, nuk i mungojnë institucionet, por lidhja mes tyre si një sistem i vetëm i menaxhimit të riskut.
“Nëse institucionet tona takohen për herë të parë te flaka, atëherë janë takuar shumë vonë.”
thotë Çuçi.
Ajo argumenton se se menaxhimi i një zjarri pyjor nuk duhet të nisë me mobilizimin e zjarrfikësve, bashkive, Mbrojtjes Civile apo Forcave të Armatosura pasi shfaqet zjarri, por nis me identifikimin e zonave me risk të lartë, gjendjen e vegjetacionit, materialin potencialisht të djegshëm, rrugët e aksesit dhe masat parandaluese.
Sipas saj, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe strukturat pyjore të qeverisjes vendore duhet të ndërhyjnë përpara emergjencës, ndërsa informacioni satelitor dhe strukturat e mbrojtjes civile duhet të lidhen me vendimmarrjen dhe ndërhyrjen në terren.
“Problemi është se institucionet që kemi ende nuk funksionojnë sa duhet si një sistem i vetëm i menaxhimit të riskut,” shton ajo.
Nga ana tjetër, Mihallaq Qirjo flet për nevojën e masave konkrete në terren, nga krijimi i infrastrukturës mbrojtëse dhe pozicionimi paraprak i mjeteve pranë zonave me rrezik, deri te përfshirja e komuniteteve në parandalim dhe menaxhimi i sipërfaqeve të djegura.
“Ndërgjegjësimi i komuniteteve, specifikisht i popullsive fshatare që banojnë pranë pyjeve është i dobët, i paorganizuar, jocilësor. Infrastruktura mbrojtëse e pyjeve prej zjarreve kërkon përmirësim, mjetet mbrojtëse të stacionohen në pyje, të krijohen rezervuarë uji në pyje,” thotë ai.
Qirjo evidenton gjithashtu mungesën e një dokumenti teknik për trajtimin e sipërfaqeve pyjore të djegura, që sipas tij duhet të bazohet në rigjallërimin e vetë natyrës në në vitet e para dhe më pas të ndihmohet procesi me ndërhyrje që imitojnë natyrën./ BIRN
Zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk janë dukuri natyrore, por një skemë e pastë...
Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në aeroportin e Athinës, pasi droga ishte fshehur në një ngarkesë me tr&e...
Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka g...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.6 lekë. Euro do të blihet me 91...
Lufta e Dytë Botërore nuk ndryshoi vetëm kufijtë dhe fatet politike të vendeve. Ajo ndërhyri edhe në jetën e përd...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Moti parashikohet me k...
Pavarësisht një rezultati në total pozitiv, disa objektiva të Programit të Dytë të Politikave për Qëndrueshmë...
Protestuesit po vijojnë revolën e tyre në kryeqytet, ndërsa këtë herë kanë shkuar tek Vasil Shanto. Ata kanë t...
Një video e publikuar nga avokati Arben Llangozi në Facebook rikthen në vëmendje një ngjarje të ndodhur në Gomsinë e R...
Pas ngjarjeve të fundit kriminale, Policia e Shkodrës ka shtuar kontrollet në pika të ndryshme të qytetit. Një postbllok policie ...