“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe e ka dërguar çështjen për gjykim ndaj tre personave të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv.
Prokurori Elvin Gokaj ka ngarkuar me përgjegjësi mjekun onkolog Edmond Gashi, koordinatorin pranë Onkologjikut, Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, i cili dyshohet se ka korruptuar mjekët.
Nga hetimet rezulton se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer drejt një klinike private, e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi.
Hetimi për skandalin në Spitalin Onkologjik të QSUT nisi pas denoncimeve të familjarëve të pacientëve dhe zbuloi dyshime për një skemë përmes së cilës pacientët me sëmundje tumorale orientoheshin nga shërbimi publik drejt klinikave private.
Në qendër të hetimit ishte klinika private “Megis”, në zonën e Astirit, e lidhur me mjekun Edmond Gashi dhe familjen e tij. Sipas materialeve hetimore, pacientët orientoheshin për vizita, biopsi apo ndërhyrje kirurgjikale në privat, ndërsa në disa raste përmenden edhe pagesa prej mijëra eurosh për operacionet.
Në vitin 2024, hetimet çuan në masa sigurie ndaj disa prej personave të përfshirë në procedim. Mes tyre ishin mjeku Edmond Gashi, koordinatori Emiljano Lela, mjekja Alketa Ymeri, ish-zëvendësdrejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi, si dhe persona të tjerë të lidhur me klinikën private.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit

Tragjedia ku vdiqën 3 shqiptarët, zbulohen detaje nga leja e ndërtimit për ndërtesën që u shemb në Athinë

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

“U mbajt sekret, rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion të SPAK”/ BIRN: Drafti i Qeverisë për Kodin e Procedurës Penale pritet me sh...





