Zjarr në fshatin Gramëz të Krujës, rrezikohen banesat

Një zjarr i rënë në një kanal të mbushur me shkurre dhe kallamishte, pranë qendrës së fshatit Gramëz të Krujës, ka rrezikuar seriozisht zonën e banuar.
Flakët, të favorizuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë depërtuar deri në oborret e disa banesave. Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka shmangur përfshirjen nga zjarri të një banese, në oborrin e së cilës kishin mbërritur flakët.
Ndërkohë, zjarrfikësit vijojnë punën për lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa situata pranë zonës së banuar po mbahet nën kontroll.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht nga banorë të zonës, të cilët përdorin djegien e shkurreve dhe ferrave si mënyrë për pastrimin e tokave bujqësore.
Lexo edhe
AKTUALITET
Videot intime të Adrian Hilës/ Egzona Ademi bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve

“O servili i Ramës”, protestuesit lajnë me vezë Bledi Manen

Arrestohet në flagrancë efektivi i Policisë, akuza që rëndon mbi të

U arrestua në flagrancë, SPAK jep detaje për prangosjen e drejtuesit të inceneratorit në Elbasan. Ja shuma që mori ryshfet

SPAK dhe BKH aksion në Elbasan, shoqërohet Leli Kaja

Skandali me videot intime, gazetari nxjerr sekuencat: Janë regjistruar më 24 gusht dhe u publikuan më 30 gusht

EMRI/ 64-vjeçari në Gjirokastër bie nga kati i dytë i një banese ku po punonte, humb jetën

Dy vatra zjarri alarmojnë Peqinin, flakët përhapen me shpejtësi pranë aksit kombëtar





