Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Ku shkojnë paratë e Sarandës?”, Ina Zhupa: Kushte skandaloze në kopshte! 70 fëmijë në një grup, krevate me... Përmbytje masive në Francë/ Evakuohen 450 persona, mbyllen 130 shkolla Media italiane kronikë për “turizmin dentar” në Shqipëri/ Mbi 60 mijë italianë vijnë çdo vit, biznesi kap v... Hasi në harresë! Rruga e fshatit Fajzë në gjendje skandaloze, e mbushur me gropa dhe pellgje uji Lumenj parash për fundvitin/ ARRSH hap 180 milionë euro tendera në një ditë të vetme U godit me plumb gome në sy nga policia gjatë protestës së studentëve, prokuroria thërret për të dëshmuar E... Vodhi pensionet/ Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit kërkon tjetër masë sigurie, gjykata vendos moskompete... VIDEO/ Avioni rrëzohet në autostradë në Meksikë dhe përfshihet nga flakët Kamberi: Vuçiç mund të bëjë zhurmë në kuvend, por nuk mund ta fusë në krizë institucionale Serbinë Kanabis xhelatinë nga Britania në Elbasan/ Detaje nga operacioni “Risia”, Flavio Islamaj braktisi automjeti... Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paiden... Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
AKTUALITET

Makina me qira i pret rrugën automjetit të karabinierëve, shqiptari me precedentë të shumtë e pëson me atë që i zbulohet

P
Piranjat 5 October 2026, 20:02 · 3 min lexim
Makina me qira i pret rrugën automjetit të karabinierëve,

Me një makinë të vogël të marrë me qira, ai i preu rrugën një automjeti civil të karabinierëve që po lëvizte në rrugën Roma. Kontrolli zbuloi se i riu mbante të fshehura 18 doza kokainë dhe se nuk kishte marrë kurrë patentë drejtimi.

Në pranga ka përfunduar një i ri shqiptar, i cili jeton në veri të Italisë dhe ka precedentë të shumtë për trafikim të lëndëve narkotike. Ai kishte shkuar në Terni vetëm për t’u shpërndarë dozat klientëve të tij në qendër të qytetit dhe, për këtë qëllim, kishte marrë një makinë me qira.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, kur automjeti civil i Njësisë së Informacionit të Repartit Operativ të Ternit po lëvizte në rrugën Roma, në kuadër të kontrolleve të përditshme në qendër për parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të drogës.

Karabinierët shmangën për pak një përplasje, pasi nga një rrugë dytësore automjeti i drejtuar nga i riu shqiptar nuk respektoi shenjën “STOP” dhe përshkoi rrugën Roma me shpejtësi të konsiderueshme.

Ushtarakët ndaluan automjetin, ndërsa drejtuesi u shfaq shumë nervoz dhe i bezdisur gjatë kontrollit.

Për këtë arsye, dy karabinierët civilë, për të thelluar verifikimet, kërkuan ndihmën e kolegëve të Seksionit Operativ të Njësisë Operative dhe Radiomobile të Ternit.

Gjatë kontrollit u konstatua se automjeti ishte marrë me qira dhe, mbi të gjitha, se i riu shqiptar ishte ulur në timon pa pasur asnjëherë patentë drejtimi.

Më pas u krye kontrolli personal dhe i automjetit, pasi karabinierët dyshonin se ai mund të kishte lëndë narkotike me vete.

Nën sediljen e pasagjerit u gjet dhe u sekuestrua një paketë cigareje, brenda së cilës ndodheshin 18 doza kokainë të gatshme për shitje.

I riu u arrestua me urdhër të prokurorit të turnit. Pas natës së kaluar në dhomat e sigurisë në rrugën Radice, ai doli para gjykatës për gjykimin e drejtpërdrejtë.

Gjykatësi, pasi vleftësoi arrestimin, vendosi lirimin e tij, duke caktuar si masë sigurie ndalimin e qëndrimit në provincën e Ternit, në pritje të seancës për shqyrtimin e çështjes në themel.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e shpërndarjes së drogës që dyshohet se ishte ngritur nga i riu, i cili ra në prangat e forcave të rendit gjatë kontrolleve në qendër të qytetit. /PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.