Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, tre të plagosur, një pasagjere në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur, ndërsa një pasagjere që ndodhej në njërin prej automjeteve raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe shërbimet e Policisë, ndërsa të plagosurit janë marrë për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr në fshatin Gramëz të Krujës, rrezikohen banesat

Videot intime të Adrian Hilës/ Egzona Ademi bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve

“O servili i Ramës”, protestuesit lajnë me vezë Bledi Manen

Arrestohet në flagrancë efektivi i Policisë, akuza që rëndon mbi të

U arrestua në flagrancë, SPAK jep detaje për prangosjen e drejtuesit të inceneratorit në Elbasan. Ja shuma që mori ryshfet

SPAK dhe BKH aksion në Elbasan, shoqërohet Leli Kaja

Skandali me videot intime, gazetari nxjerr sekuencat: Janë regjistruar më 24 gusht dhe u publikuan më 30 gusht

EMRI/ 64-vjeçari në Gjirokastër bie nga kati i dytë i një banese ku po punonte, humb jetën





